Bombat e prodhuara nga terroristët islamikë në sulmet në Bruksel ishin të ngjashme me ato në maratonën e Bostonit.
Një mjek kirurg që u erdhi në ndihmë të plagosurve deklaroi për mediat vendase se në brendësi të bombave kishte gozhda, copa qelqi dhe metali për ti bërë ato më vdekjeprurëse.
Mjeku që kreu disa ndërhyrje kirurgjikale, thotë se të plagosurit kanë marrë plagë të rënda dhe në disa raste i është dashur të gjymtojë pacientët për ti shpëtuar nga vdekja.
Mediat belge kanë publikuar foton e një radiografie ku shihet qartë një gozhdë në kraharorin e një prej të plagosurve./E.T
![]()
