Franca kërkon forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së

Elton Tafaruci

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian duhet të forcohen urgjentisht, pas sulmeve të së martës në Bruksel.

“Vigjilenca e shtuar është e nevojshme për të ndaluar njerëzit që të hyjnë në Evropë me pasaporta false. Shteti Islamik ka vjedhur një numër të madh të pasaportave në Siri”, u shpreh Valls për radion franceze.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Bruksel, të cilat kanë lënë të vrarë 34 veta dhe të plagosur rreth 250.

Sulmet kanë ndodhur katër ditë pas arrestimit të Saleh Abdeslamit në Bruksel.

Hetuesit dyshojnë se Abdeslam ka qenë i përfshirë në sulmet terroriste në Paris, nëntorin e kaluar, ku humbën jetën 130 persona./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *