E fshehur tej në një cep të Europës, Shqipëria është destinacioni i ardhshëm për të gjithë udhëtarët, shkruan blogu One Week Adventures. N.q.s keni një javë për të shpenzuar , ju s’duhet të humbisni këtë shtet.
Tre arsyet pse duhet të vizitoni këtë shtet, shkruan autori gjerman:
Është i përballueshëm: akomodimi, të ngrënit, transporti. “ Shqipëria jep më shumë monedha për dollarin/euron tuaj, se çdo shtet europian”.
Kontraste mbresëlënëse: nga plazhe të mahnitshme, në peisazhe malesh teje të bukur, si dhe qytete të vjetër të mbrojtur nga Unesco. “Shqipëria i ka të gjitha”.
Njerëz miqësor: pavarësisht dekadave të regjimit komunist me rregullat e tyre, shqiptarët nuk e kanë humbur mikëpritjen e tyre edhe pse kanë qendruar të izoluar nga pjesa tjetër e botës.
Blogu ofron këto destinacione nga vendi ynë:
Tirana: të eksplorosh kryeqytetin e Tiranës është një “detyrim” për udhëtarët. Tirana ka kafe të bukura, kulturë interesante, histori të pasur.
Durres: një ikje perfekte nga zhurma e kryeqytetit. Është një qytet bregdetar, pamjen që shijon nga brigjet e Adriatikut nuk e gjen më mirë se sa aty. Nga ana tjetër, ka një nga amfiteatrot më të mëdhenj dhe të vjetër në Ballkan.
Berat: një nga atraksionet më tradicionale për shkak të një qyteti të gjithin në gurë (ngjashmëri me një tjetër qytet në Shqipëri: Gjirokastrën). Të dy qytetet kanë pamje të bukur, të lashtë dhe kala shumë-vjeçare.
Saranda: një tjetër qytet bregdetar, por kësaj here me brigjet e Detit Jon. Plazhet janë “të papara”. Sidomos në fshatrat me brigje të virgjëra./E.T
