Evakuohet aeroporti i Tulusës në Francë, alarm për bombë në Athinë

Elton Tafaruci

Aeroporti i Tulusës në Francë është evakuar për arsye sigurie mëngjesin e sotëm rreth orës 06: 45 minuta për arsye sigurie.

Mediat franceze bënë të ditur se pasagjerët ishin këshilluar të prisnin jashtë ambienteve të sallës së pritjes, madje dhe personat që kishin hipur në avione gati për tu nisur janë zbritur.

Më vonë aeroporti përmes një deklarate informoi se terminalet e tij ishin hapur dhe se trafiku ajror do të vijonte normalisht.

Patrulla të policisë dhe ushtria kanë zbarbuar në aeroport, bën të ditur gazeta “France Bleu”.

Edhe mediat në Greqi deklarojnë se kishte një alarm për bombë në aeroportin ndërkombëtar në Athinë./E.T

image-4-3image-3-4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *