Tahiri: Refugjatët? Jemi të përgatitur për çdo lloj emergjence

Elton Tafaruci

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, raportoi në Komisionin e Sigurisë, për çështjen e emigrantëve dhe të terrorizmit.

Ministri u shpreh që Shqipëria nuk është e vetme në çfarëdolloj emergjence që mund të ketë.

“Jemi të përgatitur për çdo lloj emergjence. Do të monitorojmë  kufijve tanë rrugorë për elementë që shfaqin rrezik të mundshëm.” tha Tahiri.

“Çdo lloj plani dhe masash është e parashikuar edhe në buxhet dhe mbetet për t’u përballuar në rast se gjendemi para kësaj situate. Nuk e përballojmë dot vetëm këtë faturë, pa ndihmën e partnerëve. Pritja, intervistimi, verifikimi dhe më pas akomodimi. Nuk bëhet fjalë për një fluks të pakontrolluar, por nuk është as e pashmagshme. Kjo nuk është më në dorën tonë. Kemi marrë masa për kalimin kufitar” shtoi ministri Saimir Tahiri, duke paralajmëruar kështu edhe rrezikun e fluksit të emigrantëve, edhe atë të terrorizmit.

Sa i përket çështjes së terrorizmit ministri u shpreh se Shqipëria nuk është e përjashtuar nga terrorizmi.

“Kjo është një situatë që rreziku mund të na vijë mbrapsht, kur importojmë luftëtarë kundër terrorizmit. Ne kemi drejtorinë antiterror në terren që trajnohet dhe bashkëpunon mer partnerët evropianë dhe amerikanë. Me miratimin e  ligjit për sigurinë publike, mund të forcojmë elementët paraprakë kundër terrorit.” u shpreh ministri i Brendshëm.

Tahiri nuk foli për një numër të saktë të emigrantëve që do të vijnë në Shqipëri. Por ai theksoi edhe njëherë marrjen e masave për çdo lloj të papriture. Ndërkohë dje u ngrit një tjetër qendër e strehimit të emigrantëve në Korçë./E.T

Share This Article
1 Comment
  • Cfare beni ore politikanet tane pse na e shkaterroni jeten tone dhe te femijeve tane. Pse i jepni vendit me shume probleme se cka?????Po doni perfundimisht ti vendosni vulen vendit si baze e terrorizmit duke marre ata.Po njerezit nuk mbyllin dot muajin me buke e skeni spitale e shkolla e infrastrukture dhe ju doni ti fusni problematiket qe te gjithe i mbyllin deren deri kur do vazhdoni te jeni te papergjegjshen dhe te shikoni deri te hunda juaj???Ky vend kurre sdo behet se ka politikane diletant qe sdine sec bejne per karriget e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *