QKB, ja çfarë funksionesh do të ketë

redaktor

Teksa pritet të fillojë nga funksionimi në datë 1 Prill, janë zyrtarizuar edhe funksionet që do të ketë Qendra Kombëtare e Biznesit, që llogariten në rreth 11.
Qendra do të shërbejë si me sportele fizike ( në qendër, në rrethe dhe pranë dhomave të tregtisë), ashtu edhe me ato elektronike.

Do të jetë ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me propozimin e kreut të QKB-së ( që pritet të jetë kreu aktual i QKR-së Vasilika Vjero) sesa do të jetë numri i sporteleve që do të funksionojnë pranë njësive të pushtetit vendor.
Me këtë reformë ( pra me shkrirjen e QKR-së dhe QKL-së në një institucion të vetëm) qeveria pret që të përmirësohet edhe klasifikimi i Shqipërisë në raportet e Doing Business.

Kështu funksionet e Qendrës Kombëtare të Biznesit do të jenë:

– Të mbajë regjistrin tregtar, në përputhje me ligjin për regjistrimin e biznesit;
– Të kryejë regjistrimet në regjistrin tregtar, në përputhje me dispozitat e ligjit për regjistrimin e biznesit; Në përputhje me dispozitat e ligjit për regjistrimin e
biznesit;
– Të kryejë regjistrimin e subjekteve të përcaktuara në ligjin për regjistrimin e biznesit, për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe të inspektimit të marrëdhënieve të punës;
– Të lëshojë certifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të vërtetuara të akteve të depozituara, sipas përcaktimit të ligjit për regjistrimin e biznesit;
– Të publikojë të dhënat e regjistruara, sipas ligjit për regjistrimin e biznesit, si dhe siguron aksesin e lirë të publikut në to;
– Të trajtojë procedurat e licencimit / autorizimit/lejeve, ndryshimit dhe revokimit të tyre, sipas ligjit për licencat, autorizimet dhe lejet;
– Të mbajë administrojë Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, në përputhje me ligjin për licencat, autorizimet dhe lejet;
– Të sigurojë aksesin e lirë të publikut në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, në përputhje me ligjin për licencat, autorizimet dhe
lejet;
– Të informojë dhe këshillojë personat e interesuar për procedurat e regjistrimit të biznesit, si dhe procedurat e licencimit, autorizimit e lejimit;
– Të japë Jep mendim për çdo nismë ligjore apo nënligjore në fushën e regjistrimit të biznesit dhe të licencave, autorizimeve e lejeve;
– Të kryejë studime për cilësinë e mjedisit rregullator, mbështet me informacion, analiza e këshilla ministrin, Këshillin e Ministrave apo institucionet qendrore e të pavarura, në lidhje me nismat e tyre normative dhe organizative në fushën
e regjistrimit të biznesit e të licencave, autorizimeve e lejeve, si dhe asiston në përgatitjen e politikave për përmirësimin e mjedisit rregullator në këto fusha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *