Hollanda evakuoi konsullatën e saj në Stamboll pas “kërcënimeve terroriste”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë.
“Ministri vendosi të mbyllë në mënyrë të përkohshme konsullatën si masë paraprake, pas kërcënimeve të mundshme terroriste”, deklaroi Ministria.
“Siguria e stafit dhe vizitorëve të konsullatës mbetet prioriteti ynë”, pohoi ministri Bert Koenders, citon deklarata.
“Në momentin e evakuimit, konsulli së bashku me 40 punonjësit e konsullatës, të pranishëm në ndërtesë do të vijojnë punën e tyre në një godinë tjetër”, shtoi Ministria./E.T
