Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi në mbledhjen e së mërkurës, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
Ky projektligj vjen në kuadër të procesit të integrimit, ku një ndër reformat e ndërmarra është edhe reforma rregullatore në fushën e lejeve e licencave në Shqipëri, me qëllim reduktimin e pengesave administrative të ndeshura nga bizneset që operojnë në vendin tonë.
Sipas relacionit zyrtar, ky pr/ligj synon të lehtësojë proçeduarat për bizneset në mbajtjen dhe marrjen e lejeve, për ushtrim të aktivitetit të tyre. Ndërsa Qendra Kombëtare e Liçencimit ka si qëllim që me këto ndryshime të mbajë të dhënat për autorizimet përkatëse, deri në momentin që ato miratohen ose refuzohen për shkaqe të ndryshme./E.T
