SHBA, një pako e dyshimtë evakuon aeroportin e Atlantës

Elton Tafaruci

Një pako e dyshimtë ka çuar në evakuimin e aeroportit të Atlantës në Shteteve e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e bën të ditur vetë institucioni i Aeroportit përmes rrjetit Twitter. Pasagjerët janë evakuuar, ndërsa aeroporti është mbyllur përkohësisht.

Pakoja e dyshimtë është gjetur në pjesën jugore të aeroportit ndërkombëtar “Hartsfield-Jackson”, ndërsa i gjithë terminali është mbyllur përkohësisht.

Një ekip antieksploziv ka shkuar në vendin e ngjarjes për të vëzhguar nga afër pakon në fjalë./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *