Fokus-Brukseli kërkon rikthimin në normalitet

Elton Tafaruci

Një përkujtim tepër i dhimbshëm sot në mëngjes në Bruksel, në Sheshin e Bursës, për viktimat e atentateve që përgjakën dje kryeqytetin belg duke goditur aeroportin dhe metronë.

Një minutë e gjatë heshtjeje përfshiu qindra e qindra persona që ishin grumbulluar në sheshin kryesor të kryeqytetit dhe që ishte shndërruar në vendin për homazhe për të gjithë ata që kishin humbur jetën ndërkohë që niseshin apo ktheheshin nga aeroporti apo për ata që ishin goditur ndërkohë që shkonin në punë duke marrë transportin publik, si gjithë ditët e javës.

Në tokë ndodhen qirinj me tri ngjyrat e flamurit belg, e zezë, e verdhë dhe e kuqe, që ishte sot në gjysmë shtize në të gjitha institucionet, ndërkohë që dikush edhe e mbështillte rreth trupit sikur donte të mbrohej nga kërcënimi që ka goditur vendin e tij.

Në tokë gjenden edhe shumë lule me shirita tringyrësh të flamurit, ndërkohë që dikush ka vizatuar edhe pëllumbat e paqes

Brukseli është një qytet në zi, por që po kërkon të reagojë menjëherë, edhe pse ende vazhdojnë sirenat e alarmit të policisë, këtë herë në lagjen ku ndodhen institucionet e qeverisjes së Evropës, Komisionit, ”i goditur” edhe ai, pasi i janë plagosur tre funksionarë.

Dhe ndërkohë që kërkohet kthimi në normalitet – shkollat janë hapur po ashtu edhe transporti publik, por aeroporti qëndron ende i mbyllur të paktën deri nesër – në sheshin ku njerëzit u grumbulluan për të kujtuar 31 të vdekurit dhe 270 të plagosurit nga bombat e ISIS-it, shumë nga të pranishmit shkruajnë me shkumësa me ngjyra mesazhe kundër urrejtjes.

Mbi të gjitha bie në sy fjalia e famshme e huazuar “Je suis Bruxelles” (Unë jam Brukseli), që të kujton origjinën e përbashkët në qytetin ku fliten të gjitha gjuhët e Evropës./E.T

327BD36300000578-0-image-a-35_1458737046286327BCF8F00000578-0-image-a-2_1458735450207327BDD0300000578-3506024-image-a-2_1458738210695327BE85C00000578-0-image-a-37_14587370660663275F30D00000578-0-image-a-71_1458670566258

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *