Ka përfunduar në seks të detyruar, pas ftesës për të bërë detyrat bashkë. Kjo është historia e një 15 vjeçareje shqiptare, e cila ka denoncuar për përdhunin babanë e shokut të klasës, një 55 vjeçar nga Urbino, Itali.
Mediat italiane raportojnë se kjo nuk është një histori e mirfilltë përdhunimi, pavarësisht akuzës. Më herët vajza e ka pranuar që kishte një marrëdhënie me 55 vjeçarin.
Ai e mbulonte me dhurata, apo me para në dorë. Por ajo së fundmi e ka denoncuar në polici. Për përdhunim.
Historia e tyre është e shtrirë që prej takimit të parë në 2010, kur vajza ishte ftuar të bëntë dëtyrat bashkë në shtëpinë e djalit të të denoncuarit.
Pas disa muajsh që frekuentoheshin, vajza iu drejtua policisë me një denoncim. “Më ka përdhunuar”. Çështja është tashmë në dorë të Gjykatës së Ankonës, ku kryesuesja e akuzës ka kërkuar dënimin me një vit burg për të.
Avokatët e të akuzuarit e kanë mbrojtur atë duke e quajtur atë një marrëdhënie konsensuale, jo të detyruara.
Sa i përket dhuratave që adoleshentja merrte, sipas mbrojtjes, ato ishin shprehje e afërsisë së raportit, por asgjë e lidhur me pagesën për marrëdhënien./E.T
