Gabimi i vogël që shmangu një katastrofë më të madhe në Bruksel

Elton Tafaruci

Një gabim i vogël nga një kompani taksish ka shmangur një katastrofë me përmasa më të mëdha në aeroportin e Brukselit.

Siç raporton media belge “Derniere Heure”, terroristët kishin përgatitur shumë bomba, por nuk kanë mundur dot t’i marrin me vete.

Terroristët kishin marrë në telefon kompaninë e taksive për të kërkuar një furgon me qira.

Por fatmirësisht, kompania ka keqkuptuar kërkesën e tyre dhe u ka dërguar një taksi të vogël.

Për këtë arsye ata janë detyruar që një pjesë të bombave t’i linin në apartamentin e tyre.

Pas rrëfimit të taksistit që i shoqëroi, policia belge bastisi apartamentin ku gjeti edhe disa valixhe me bomba./E.T

Share This Article
1 Comment
  • Nje bombe atomike per te gjithe keta egersira te ndyre ti cfarosin nga faqja e dheut. kudo qe ndodhen e megjith ckane Ngushellime te gjithe familjeve qe humben te dashurit e tyre te pafajshem nga keto bisha vandale te shekullit ku jetojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *