Grabitet çifti i të moshuarve, policia shoqëron 9 persona

redaktor

Një çift të moshurish janë grabitur sot në orën e para të mëngjesit, në fshatin Arapaj në Durrës.

Dy persona të maskuar, kanë hyrë në banesën e bashkëshortëve A.K. 80 vjeç dhe M.K. 76 vjeç.

Autorët i kanë goditur me një shkop të zotin e shtëpisë dhe i kanë marrë rreth 100 000 lekë të reja.

Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur shoqërimin e 9 personave si të dyshuar për ngjarjen.

Ndërkojë që po punohet intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *