Ministria e Puneve të Brendshme bën të ditur situatën e reshjeve të shiut dhe të dëborës në vend.
Ministria nëpërmjet një njoftimi informon se “reshjet më intensive kanë qenë në qarkun e Vlorës, Elbasanit, Durrësit, Tiranës, Shkodrës dhe në disa zona malore ka patur reshje dëbore si, në qarkun e Kukësit, Elbasanit dhe Korçës, por me intensitet të ulët”.
“Në qarkun e Kukësit në lartësitë mbi 700 m dëbora arrin deri në 10 cm, kurse në Njësinë Administrative Stëblevë, bashkia Librazhd, dëbora arrin në trashësinë deri në 5 cm, por pa krijuar probleme. Akset kombëtare dhe rurale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.
Në qarkun Vlorë, thuhet në njoftimin e MPB se “gjatë 24 orëve të kaluara moti ka qenë me reshje shiu me intesitet të ulët, të cilat pas mesnatës u bënë intensive duke krijuar prezencë uji në rrugët e qytetit. Në zonën e Shkollës së Marinës, për shkak të punimeve në segmentet rrugore të brendshme, pati probleme me prezencë të shtuar të ujit në oborret e dy banesave.
Ne qarkun e Durrësit reshjet e rëna gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar rritjen e prezencës së ujërave në disa zona të qytetit, në Shkozet dhe në lagjen e Kënetës, por pa shkaktuar dëme”.
“Ndërsa në qytetin e Tiranës pati prezencë të ujrave sipërfaqësore në rrugët “Don Bosko”, “Medar Shtylla”, pranë shkollës Profesionale Teknologjike, në disa zona në Kombinat, por ujërat kanë qenë të përkohshme dhe me ndërprerjen e reshjeve situata u normalizua”, thekson njoftimi për media i MPB./E.T
