Një shpërthim i fortë, por pa viktima ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një ndërtesë në fshatin Gallatë të rrethit të Kurbinit.
Policia sqaron se shpërthimi me lëndë eksplozive ka ndodhur në banesën e shtetasit me iniciale T.L, 79 vjeç, banues në fshatin Mal Bardh.
Policia sqaron objekti i dëmtuar përdoret për kontrollin dhe transmetimin e linjës elektrike që vjen nga HEC-it Vinjoll , në pronësi të shtetasit F.L.
Nga hetimet e kryera, policia ka arrestuar autorin e dyshuar për rastin, shtetasin Hysen Balloku, 24 vjeç, banues në fshatin Vinioll të Kurbinit.
Nga eksplozivi i shpërthyer, ka pasur dëmtime në murin anësor të objektit njëkatësh i ndërtuar me blloqe betoni.
Gjithashtu nga këqyrja e mëtejshme e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës, i cili dyshohet se ka shërbyer për realizimin e shpërthimit të lëndës eksplozive.
“Motivi i vendosjes së kësa lënde eksplozive, dyshohet për çështje pronësie lidhur me ndërtimin e HEC-it Vinjoll, nga familjarët e shtetasit Hysen Balloku me familjarët e shtetasit T.L”, sqaron policia./E.T
