Salah Abdeslam, i vetmi i mbijetuar pas sulmeve terroriste në Paris do të ekstradohet në Francë sa më shpejt, pas refuzimit të bërë fillimisht, deklaroi avokati i tij, Sven Mary.
”Klienti im nuk është në dijeni të sulmeve ku u regjistruan 31 të vdekur dhe 300 të plagosur në Bruksel”, u shpreh ai për shtypin.
“Salah Abdeslam më ka shprehur kërkesën e tij për t’u nisur në Francë, sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftoi Mary, në përfundim të seancës dëgjimore në sallën e gjyqit.
“Ai është i vetëdijshëm se këtu do të trajtohet vetëm pjesa e fundit e procesverbalit. Ai do të merret në pyetje në Francë, ky është një fakt mjaft pozitiv”, vlerësoi ai./E.T
