Spartak Ngjela: Berisha “Al Kapone” e Shqipërisë

Elton Tafaruci

Një ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh se me realizimin e reformës në drejtësi, duhet të arrestohen të gjithë personat që e kanë quajtur veten të paprekshëm, ndryshe “Al Capon”-et, avokati Spartak Ngjela shprehet se Sali Berisha dhe njerëzit e tij që i janë lëshuar parlamentit si banditë dhe meritojnë etiketimin e ambasadorit Lu

“Cilët janë Al Kaponet e Shqipërisë? Kështu i cilësoi pushtetarët e Shqipërisë ambasadori amerikan dje. Doni ta dini cilët janë:

Këta birbore të Saliut që janë lëshuar si banditë sot në Parlament. Është për të qeshur dhe për të qarë njëherësh. Vërtet mendojnë këta vjedhës ordinerë se mund ta ndalojnë procesin demokratik për moralitetin shqiptar; për drejtësinë dhe antikorrupsionin në Shqipëri? Naivë që qajnë brenda vetes dhe i shërbejnë dekadencës Berisha në Shqipëri.

Nuk kanë mundësi. Dekadenca politike e një figurë të mospranuar shoqërisht, nuk ka destinim tjetër veç asaj të ndëshkimit.

Pse ngulmojnë amerikanët për një moralitet shqiptar në qeverisjen e sotme? Ballkani është përparësi e politikës perëndimore; kurse shqiptarët e provuan se, edhe pse 500 vjetësh nën thundër orientale dhe otomane, janë sot shoqëria më proamerikane dhe më properëndimore në Ballkan. Vlerë e madhe e shqiptarëve kjo, që pa dyshim do të jenë shumë shpejt epiqendra e tregut ballkanik. Kështu thotë edhe politika gjermane…

Ku shkoni o te mjere…pse, me paaftësinë tuaj mendore, vërtet mendoni se do të mposhtini destinin dhe perspektivën shqiptare; sot, kur interesi shqiptar është i njësuar më intresin amerikan dhe gjerman në Ballkan? Lojë kalamajsh do quhet nga historia, dëshira e Saliut dhe taborit të tij për destabilizimin e Shqipërisë në këtë kohë të humbur për ta”, shprehet ndër të tjera avokat Ngjela./E.T

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *