Varret e munguara të komunizmit përndjekin familjarët

redaktor

Në rrugën hyrëse të Pogradecit, qytet në lindje të Shqipërisë, kova e hirtë e një ekskavatori u ngul thellë në tokë dhe nxorri mbi sipërfaqe femurin e një skeleti njeriu.  Punëtorët u zunë në befasi; ishte dita e parë e gërmimeve për zgjerimin e rrugës së asfaltuar pranë lumit të Tërhanit-vendi famëkeq i ekzekutimeve në kohën e komunizmit.

Ekskavatori fiku motorin, punëtorët hoqën me kujdes dheun e lagësht përgjatë 2 metrave tokë dhe brenda pak minutash u gjet i gjithë skeleti.

“Dhëmbët i kishte të plotë dhe të paprishur, shndrinin ende nga bardhësia,” kujton dy javë më pas punëtori i kompanisë së ndërtimit.

Më 4 mars, policia gjeti pranë skeletit edhe një plumb të ndryshkur nga vitet, ndërsa konfirmoi dyshimet se eshtrat ishin të vjetra, me gjasë të njërit prej shumë të pushkatuarve në atë zonë nga regjimi komunist.

Lumi i Tërhanit-një zonë e izoluar mes një reparti ushtarak dhe një poligoni qitjeje gjatë katër dekadave të komunizmit është ngulitur në kujtesën e të moshuarve si vend ekzekutimesh për armiqtë e regjimit. Lugina dyshohet se mbart ende fatin e pazgjidhur të dhjetra të zhdukurve pa varr.

Gjetja e skeletit ktheu hijet së shkuarës së errët që ky vend ekzekutimesh mbart ende mbi qytetin e Pogradecit.

Një çerek shekulli pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria numëron rreth 6 mijë të pushkatuar të zhdukur, mes të cilëve edhe të dënuar politikë që vdiqën nëpër burgje.

Pas viteve ’90, familjarët e tyre u përpoqën të gjenin trupat, por vetëm një pjesë e vogël patën sukses. Përgjatë viteve 1992-1996, qindra rivarrime u bënë në çdo cep të Shqipërisë, ndërsa mijëra të tjerë janë ende në pritje.

Megjithatë, asnjë analizë AND-je nuk u bë për identifikimin e saktë të tyre.

Historia e pambyllur e varreve masive të komunizmit vazhdon të trazojë jetët e familjarëve dhe të rëndojë mbi ndërgjegjen e vendit, që ende nuk e ka zbardhur të shkuarën e vet.

Plagë të hapura

Lumi-i-Terhanit,-pogradec-vendi-ku-u-gjet-skeleti

Punëtorët e ndërtimit gjetën skeletin e një njeriu pranë lumit të Tërhanit, teksa po zgjeronin rrugën hyrëse të qytetit të Pogradecit.

Pesë kilometra larg vendit ku u gjet skeleti, në një lokal modest të falimentuar, i zoti- Gramoz Mazelli risjell në kujtesë një ditë pranvere të vitit 1994, kur ai dhe një grup familjarësh të sapokthyer nga internimi u gjendën në lumin e Tërhanit përballë një grumbulli eshtrash.

Gramozi, 73 vjeç kërkonte asokohe varrin e të atit, një ish-eksponent i Ballit i pushkatuar nga komunistët në shkurt të vitit 1945 dhe gojëdhënat e çuan bashkë me të tjerët në luginë. Megjithatë, e pati të pamundur të ndante eshtrat e babait mes një duzine skeletesh të paidentifikuara.

Pranë lumit të Tërhanit, familjarët ranë dakord që të ndanin kockat, për të pasur një emër dhe një varr për të afërmit.

Ceremonia e rivarrimit u bë në një ngastër toke të falur në Starovë, në periferi të Pogradecit, ku sot gjenden të veshura me pllaka mermeri rreth 50 varre ish-ushtarakësh, të dënuarish politikë apo të persekutuar në kohë të ndryshme të diktaturës.

“Me duart që na dridheshin morëm secili nga një kockë dhe një grusht dhe, i futëm në arkivole si të fëmijëve dhe i rivarrosëm,” kujton Gramozi.

Gramozi ishte vetëm 2 vjeç kur komunistët i pushkatuan babanë; Saip Mazelli ishte dorëzuar në kufirin shqiptaro-grek fillimin e vitit 1945 dhe u ekzekutua pak ditë më pas në Pogradec. Të atin nuk e njohu kurrë, por ditarin e tij, një bllok të vogël fletësh të zverdhura e ruan edhe sot me fanatizëm si një send të rrallë.

I damkosur si “biri i armikut”, Gramozi u rrit sa në një kamp internimi në tjetrin, u martua me një vajzë të së njëjtës shtresë dhe u bë baba i pesë fëmijëve, para se komunizmi të merrte të tatëpjetën. “Goja e mbyllur” ishte formula e tij për t’i mbijetuar internimit, për t’i shpëtuar burgut.

“Një jetë e tërë e vetmuar, i tillë kam mbetur edhe sot. Nuk di të komunikoj me njerëz, ul kokën dhe eci në rrugën time,” rrëfen Gramozi, ndërsa kasketa e dalë boje i mbulon një pjesë të syve të fiksuar përtokë.

Vitet ’90 e gjetën Gramozin në një fshat të thellë të Pogradecit. Me fëmijët ende të vegjël dhe një grusht plaçka të mbledhura ndër vite, ai zbriti në ‘92 në qytet, por drejtuesit e kohës refuzuan t’i jepnin të drejtën e banimit.

Gramozi u dëshpërua dhe kuptoi sa pak gjëra kishin ndryshuar.

“Ne të përndjekurit na lanë rrugëve. Pronat i humbëm, eshtrat nuk i gjetëm dhe u përballëm me halle të reja në demokraci,” thotë ai.

Neki-Kune,-Jovan-kasmollari,-dhe-muharrem-bufi

Neki Kume (djathtas), Jovan Kasmollari dhe Muharrem Bufi duke rrëfyer jetën e vështirë si “armiq të regjimit” gjatë komunizmit. Foto:A.Bogdani

Njësoj si Gramozi, edhe Neki Kume u rrit si “armik” i pushtetit. Me babanë e pushkatuar në ’44, atij i duhej të punonte dyfish për të qëndruar larg vëmendjes së Sigurimit.

Më 4 mars 2016, 75 vjeçari ishte ndër të parët që mbërriti në lumin e Tërhanit bashkë me dy miq nga shtesa e ish-të përndjekurve. Ndoqi nga afër veprimet e policisë dhe telefonoi të njohur, të cilët dy dekada pas komunizmit kërkojnë ende eshtrat e të parëve.

Ish-marangozi, prej vitesh në pension është i bindur se lugina përgjatë lumit është e mbushur me kocka. Ai vetë mban mend disa raste pushkatimesh të bujshme, të orkestruara nga ish-Sigurimi, për të cilët thuhet se u groposën aty.

Nekiu vetë e ka humbur me kohë shpresën se mund të gjejë eshtrat e të atit; trupi i tij dyshohet se prehet nën themelet e një pallati shumëkatësh, i ndërtuar pas viteve ’90 në Pogradec.

“E pushkatuan tek xhamia, bashkë me tre vetë të tjerë. Nëna shkonte për vite me radhë atje dhe qante fshehurazi,” thotë Nekiu.

Një premtim i ri ?

Dyshimet për ekzistencën e një varri masiv në Pogradec kanë vendosur një koordinatë të re mbi hartën me 29 pika të identifikuara si vende ekzekutimesh, që gjendet në Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë në qendër të Tiranës.

Bilal Kola, drejtor i Institutit i tha BIRN se lumi i Tërhanit do të përfshihet në hartë dhe në projektin që ai shpreson të nisë pa humbur kohë për gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve të komunizmit. Qeveria e majtë e Edi Ramës premtoi një operacion të gjerë për gjetjen e tyre, por projekti ka mbetur deri tani në letër.

Pinjoll i një familjeje me pesë të pushkatuar nga komunizmi, Kola ka qenë dëshmitar i peripecive të familjarëve të tij për gjetjen e eshtrave. Trupat e tyre u gjetën në rrënojat e kalasë së Shkupit dhe u rivarrosën në mesin e ’90, por Kolën e bren ende dyshimi nëse kanë gjetur apo jo të duhurat.

“Pa analizat e ADN-së, askush nuk mund të jetë i sigurtë,” thotë ai.

Skeleti i gjetur në Pogradec nuk është i vetmi që prêt të marrë një emër në morgun e Tiranës. Në vitin 2010, në malin e Dajtit u zbulua një varr masiv me 13 skelete njerëzore, por eshtrat gjenden prej 5 vitesh të paidentifikuara.

Në dhjetor 2015, qeveria nënshkroi një marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ICMP, organizatë prestigjoze që ka mundësuar identifikimin e qindra viktimave në Bosnje, Kosovë apo vende të tjera në konflikt.

Projekti i identifikimit të viktimave ka në thelbin e vet analizat e ADN-së dhe përputhjen me kampionët e familjarëve, ndërkohë që për nisjen e fazës së parë nevojiten 950 mijë euro, të cilat mungojnë.

Ermira Shtino, drejtoreshë për ish-të përndjekurit në Ministrinë e Mirëqënies Sociale i tha BIRN se po bëhen përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e fondeve përmes donatorëve. Buxheti i shtetit, sipas saj nuk arriti të parashikonte para për vitin 2016.

“Kemi aplikuar me projekte konkrete për fonde të Delegacionit Europian, për të mbyllur të paktën dy fazat e para të propozuara,” tha Shtino.

E ndërgjegjshme se durimi i familjarëve i ka tejkaluar kufinjtë, Shtino garanton megjithatë se shteti do t’i përmbahet angazhimit të vet për gjetjen e viktimave të komunizmit.

“..Tema të lëna pas dore, premtime të pambajtura, vështirësia reale lidhet me mosbesimin e familjarëve për pothuaj të gjitha iniciativat e ndërmarra deri më tani, “ tha ajo.

Në hartën ekzistuese, shumica e vendvarrimeve gjenden pranë luginave të lumenjve; një tjetër vështirësi kjo me të cilën mund të përballet projekti në të ardhmen.

Bilal Kola tregon se kjo ishte një skemë e Sigurimit-policisë sekrete të regjimit komunist për të zhdukur gjurmët e një krimi masiv. Ai beson se shumë mbetje kockore mund të jenë dëmtuar, por ekspertiza e ICMP do arrijë të gjejë sipas tij një pjesë të madhe të tyre.

“Shpresa është e vakët për t’i gjetur dhe identifikuar të gjithë, por diçka do të bëhet,” parashikon ai.

Mësim nga e shkuara

Nisma e qeverisë “Rama” nuk është përpjekja e parë që Shqipëria ka bërë për t’u dhënë një varr të pushkatuarve të diktaturës. Në vitin e largët 1992, një marrëveshje tre-palëshe mes krerëve të lartë të politikës prodhoi një strukturë të posaçme për t’u dhënë një përgjigje familjarëve të dëshpëruar.

Mbi 100 skelete u gjetën në atë kohë, por mijëra të tjerë mbeten ende nëntokë.

Ilir Turtulli sapo kishte përfunduar Akademinë e Policisë në Tiranë kur e ngarkuan me misionin e pazakontë të gjetjes së eshtrave. Sot rreth të 45-ave, Turtulli është një oficer në lirim dhe askush nuk i ka kërkuar të ndajë përvojën e vet me hartuesit e strategjisë së re për gjetjen e viktimave të komunizmit.

“Lumi i Tërhanit është padyshim varrezë masive. Kemi gjetur 20 skelete atje, por erozioni dhe rrëshqitja e dheut na pengoi të gjenim të tjerë trupa,” kujton Turtulli.

Turtulli i tha BIRN se nga viti 1992 deri në 1996, struktura e vogël në varësi të Ministrisë së Brendshme gërmoi në 27 zona në të gjithë Shqipërinë dhe gjeti mbi 100 skelete. Megjithatë, ai e kuptoi shpejt se praktika e Sigurimit për vendvarrimet e “armiqve të regjimit” mbulohej nga konspiracioni i plotë.

Në arkivë u gjetën skicat e vendvarrimeve-por koordinatat ishin të përgjithshme ndërsa trupat e sapopushkatuar groposeshin shpeshherë larg vendeve të përcaktuara. Dosjet megjithatë kishin mangësi dhe në shumë raste, fletë të grisura.

Togat e pushkatimit arrinin deri në 20 vetë, përfshirë njerëzit që rrethonin vendin, grupin e zjarrit, prokurorin dhe mjekun ligjor. Por Turtulli thotë se identitetin e të dënuarit me vdekje e dinin vetëm 2-3 prej tyre.

“Grupi i zjarrit përbëhej nga 5 vetë; katër qëllonin me plumb manovër dhe vetëm njëri me  fishek të vërtetë. Në fund, secili mendonte se ishte vrasësi,” tregon Turtulli.

Paralelisht me kërkimet në arkivë, Turtulli tregon se ka takuar dhjetra ish-funksionarë të regjimit komunist, për të mësuar më shumë mbi vendvarrimet. Ish-prokurorë, sigurimsa, pjesmarrësh në toga pushkatimi apo hierarkë të lartë të diktaturës; të gjithë përpiqeshin në atë kohë të jetonin në hije.

Dëshmitë jepeshin në bazë vullnetare, ligji nuk detyronte askënd të rrëfehej. Turtulli tregon se kjo mangësi përforcoi kodin e heshtjes për krimet e diktaturës.

Dy dekada pas punës së parë në polici, zbardhja e së shkuarës e intrigon vazhdimisht Turtullin-ai mendon se një operacion serioz i ndërmarrë nga shteti për t’i shkuar në fund kësaj çështje do t’u jepte përgjigje lutjeve shumëvjeçare të familjarëve.

Ndryshe nga skepticizmi i gjerë që rrethon këtë projekt, ai mendon se gjetja e eshtrave është ende e mundur, ndërkohë që angazhimi i shtetit do të prodhonte efekte të tjera pozitive.

“Familjarët e viktimave të komunizmit janë të brengosur nga mosgjetja e eshtrave; por më shumë ata i vret indiferenca dhe lënia në harresë,” përfundon Turtulli./BIRN

Share This Article
3 Comments
  • Nuk e kuptoj kete “egersi” per kufomat e komunizmit dhe nje heshtje varri per kufomat e berishizmit.. qindra vrasje pa autore…O BIRN-I..e kam thene dhe diku tjeter qe eshte nje dore e felliqur prapa BIRNIT..po pse o te mallkuar dhe pas 26 vjetesh demokarci me fantazmat e kadarese do merremi.. ??
    Po sikur te jete i L2B ku ishte vija e fundit e ushtrise greke ne 1940 qe perparoi ne drejtimin korce pogradec ?.
    Po cfare lesh te persekutuarish jane keto “”‘deleted”‘ qe cdo skeleti i vihet njolla e atij sistemi.
    Po cfare lesh te persekutuarish jeni mor derdimena qe per 25 vjet na cau greku nga jugu..serbi nga veriu…mafia italiane nga deti dhe islamiket e sales nga arabia ??
    po pse o te felliqur nuk shikoni qe shqiperia eshte shitur bashke dhe me ate lesh skeleti qe keni gjetur dhe EUREKA..
    ne fund te fundit mire ja u ka bere enveri.se nuk ndegjuam ndonje atdhetar nga keto “armiqte” e enverit….vetem nje njeri me thoni,,,vetem nje fjale me thoni qe kane dhene keto gavetaxhinj per te miren e aij vendi qe ka shkuar ne Biren e Birnit.
    Shikoni si shitet atdheu i shqiptareve dhe kjo me poshte eshte vetem maja aisbergut

    Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për “kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe rivarrimin e ushtarëve të rënë në luftën italo-greke t; 1940-1941, në Shqipëri filluan punimet për gjetjen e kockave.Kërkime do fillojnë në Prefektuat e Korçës e Gjirokastrës, respektivisht në Kalivaç të Pogradecit, Hormovë e Peshtani në Tepelenë si edhe në Peshkëpi e Poshtme të Gjirokastrës. Gjatë luftës italo-greke janë vrarë saktësisht 7.948, por nuk dihet sa janë vrarë në territorin e Republikës së Shqipërisë –

    Ndërtimi i varrezave kushtëzim dhe nënshtrim i Shqipërisë.
    Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë tregoji edhe njëherë se politikanët, ministrat, deputetët shqiptar u gjunjëzuan përpara presioneve greke për disa varre. Sot ndërtimi i këtyre varrezave na duket si diçka normale dhe e shenjtë, por grekët kanë arritur të ngrenë tezën për edukimin e brezave të ardhshëm grek se Shqipëria ka pushtuar Voriepirin(jugu i Shqipërisë) në luftën italo-greke. Të gjithë e dimë që po realizohen skenarë të tillë dhe heshtim, heshtim përpara tragjedisë që po na troket në derë. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë ishte vënë si kusht për ratifikimit nga ana e Kuvendit të Republikës Greke të MSA-së mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Kushtin për bllokimin e MSA-së për shkak të ndërtimit të varrezave e ka deklaruar atë kohë ish-nënkryetari i Kuvendit të Greqisë Jorgos Surlas.
    Lind pyetja: Çfarë kushti do të verë Greqia për pranimin e Shqipërisë në BE?
    Mos po përgatitet terreni për shpalljen e autonomisë së Vorioepirit?
    Varrezat shqiptare të zhdukura në Selanik
    Në shekuj Selaniku ka qenë i banuar nga shumë raca njerëzish si grekë, shqiptarë, turqë, hebrenj, sllavë e të tjerë, të cilët kishin varrezat e tyre në këtë qytet. Ligji grek përcakton që të vdekurit duhet të kenë varr të paguar nga familjarët e tyre. Kështu bashkësia shqiptare që për shekuj pat jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut kishte varrezat e tyre në një kodër. Por në vitet 1982-1986 qeveria e asaj kohe urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot, ajo lagje quhet “Triandria”. Për çudi ende sot e kësaj dite nuk ka interesim nga qeveria shqiptare se ç’u bë me eshtrat e të vdekurve. Gjatë kërkimeve të mia historike në Selanik nuk gjeta asnjë dokumentacion që lagja Triandria kishte qenë varrezë e shqiptarëve. Në vitin 2003 ndesha në librin e Artë të Adresave të Selanikut një hartë ku si varrezë të shqiptarëve përcaktohej qendra Maqedoniko në lagjen e Neapolit. Por nga dëshmitë e njerëzve mësova se përpara kjo qendër kishte qenë varrezë e rumunëve dhe jo e shqiptarëve, pavarësisht se edhe kjo varrezë e rumunëve ishte prishur në vitet 1974-1976, me urdhër të qeverisë greke. Për përcaktimin e saktë të varrezave të shqiptarëve në Selanik më ndihmoi djali i motrës i Avni Rustemit, i cili në ato varreza kishte patur varrin e prindërve. Në varrezat shqiptare në Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1976. Janë të vetmet eshtra që nuk i zhdukën grekët gjatë prishjes së varrezës shqiptare. Po kështu një dokument për ekzistencën dikur të varrezës së shqiptarëve në lagjen Triandria është botuar në Gazeta e Athinës në shtator të vitit 2002, ku Shahin Qenan Mesareja nipi i gjeneralit turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha deklaron se varri i Hasan Tahsin Pashës ka qenë në varrezat shqiptare në Triandria në Selanik, të cilat janë zhdukur. Gjenerali Hasan Tahsin Pasha ka shërbyer komandat i ushtrisë turke në Greqinë e Veriut, i cili më 26 tetor të vitit 1912 u dhuroi grekëve qytetin e Selanikut mes pretendimeve edhe të ushtrisë bullgare. Shteti grek mund të zhdukë varrezat e çdo kombi jogrek, ndërsa Shqipëria duhet të nderojë ushtarët grekë që janë vrarë në Shqipëri si pushtues në luftën italo-greke të vitit 1941.

    ————

    Identifikimi i numrit të saktë të ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë si dhe zbulimi i vendndodhjes së eshtrave të tyre është marrë përsipër nga shoqata e ish-ushtarakëve të liruar minoritarë me qendër në Gjirokastër. Në këtë shoqatë bëjnë pjesë ish-oficerë të Ushtrisë gjatë rregjimit komunist, ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit dhe ish-efektivë të policisë që kanë punuar në të ashtuquajturën Vorio-Epir apo Epiri i Veriut. Kjo shoqatë ka publikuar një raport me të dhënat e ushtarëve grek të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku numri i të vrarëve të dhënë prej saj, është shumë herë më i lartë se numri i ushtarëve grekë të vrarëve që dihen zyrtarisht nga autoritetet shqiptare. Pjestarë të veçantë të kësaj shoqate, persona të afërt me priftin e Përmetit Vasil Thomollari, si dhe punëtorë të paguar prej tyre, kanë marrë pjesë kohët e fundit në zhvarrosjen e disa varreve në fshatrat e Përmetit. Eshtrat e zhvarrosura në varret e vjetra të fshatrave të zonës janë ambalazhuar në qese plastike për tu vendosur më pas në varrezën mauzeleum në Manastirin e Shën Kollit, që ndodhet në Grykën e Këlcyrës. Në këtë varrezë pretendohet se do të vendosen eshtrat e 630 ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Ndërtimit pa leje nga autoritetet lokale i varrezës mauzeleum të manastirit të Shën Kollit tashmë i është shtuar edhe dyshimi se në të nuk do të vendosen eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë në luftë, por eshtrat e varreve të vjetra të fshatrave të zonës përreth. Dje pasdite policia e Përmetit ka nisur hetimin në lidhje me zhvarrimet e bëra në varrezën e vjetër të fshatit Kosinë për të zbardhur qëllimin e një veprimi të tillë. Ekspertët e policisë kanë bërë kqyrjen e varreve të hapura dhe kanë marrë në pyetje banorë të fshatit për të mësuar se kush e ka bërë një veprim të tillë. Gazetari dhe kameramani i televizionit lokal AOS TV, që disa ditë me pare bënë kronikën për zhvarrimet në fshatin Kosinë janë çkisheruar nga prifti i Përmetit Vasil Thomollari.

    Varret
    “Gazeta Shqiptare” ka siguruar fakte dhe dëshmi të banorëve të zonës për afro 6 muaj me radhë, të cilat provojnë se në varrezën mauzeleum të Grykës së Këlcyrës, bashkë me eshtrat e ushtarëve grekë po tentohet të vendosen dhe eshtrat e varreve të vjetra të fshatrave të Përmetit. Banorë të zonës thanë për “Gazetën” se në afërsi të Grykës së Këlcyrës kanë qenë vetëm 36 varre të ushtarëve grekë të vrarë në betejën e malit të Golikut nga trupat e batalionit Italian, Ujqërit e Toskanës(Lupi di Toskana). Ish-shefi i policisë së Tepelenës gjatë viteve 1992-1996, Demir Zeka, tashmë mësues historie në Dragot, ku ka qenë varreza e ushtarëve grekë tha se “varret e 36 ushtarëve grekë kanë qenë në Sajmol, një vendbanim i lashtë ilir. Ushtria Italiane varrosi bashkë me 2000 ushtarët e saj të vrarë në betejën e malit të Golikut dhe 36 ushtarë grekë. Asnjë nga varret e tyre nuk ka patur emër. Eshtrat e tyre janë zhvarrosur disa muaj më parë dhe janë çuar me arka të vogla druri në kishën e Këlcyrës, në pritje për tu vendosur në Manastirin e Shën Kollit”. Në një parcelë të papunuar prej kohësh, që ndodhet në të djathtë të rrugës Dragot-Përmet, duken ende grupat e hapura të varreve të ushtarëve grekë. Pranë tyre qëndron ende një kryq prej hekuri afro 3 metra i lartë.

    Pagesa
    “Për një varr të hapur në fshatrat e komunës së Sukës, më kanë paguar 40 mijë lekë të vjetra. Por unë kam punuar dhe me dy persona të tjerë, kështu që i bie për çdo palë eshtra të nxjerra nga dheu, të paketuara në qese plastike, na janë dhënë 120 mijë lekë të vjetra ose 100 euro”, thotë për “Gazetën” një 32-vjeçar, banor i zonës së Këlcyrës. Ai nuk do të identifikohet pasi u trembet pasojave që mund të ketë nga të afërmit e të zhvarrosurve, por tregon se kanë punuar në disa fshatra të komunës së Sukës dhe komunës së Piskovës. “Përveç nesh kanë punuar për zhvarrime në disa raste dhe të afërm të priftit të Përmetit, Vasil Thomollari, si dhe disa persona të ardhur nga Gjirokastra. Personat që na paguanin na thoshin gjithmonë që të mos flisnim për punën që bënim. Më vonë morëm vesh se eshtrat që nxirrnim nga varret e vjetra do të vendoseshin në varrezën e ushtarëve grekë në Manastirin e Shën Kollit. Nuk e kuptoj si mund të vendosen aty eshtrat e fshatarëve të Përmetit varrosur para 100 apo 200 vitesh, apo të grave dhe fëmijëve të cilat i kemi zbuluar nga varset dhe veshjet që mbanin”, thotë 32 vjeçari i cituar nga “Gazeta”. Eshtrat e varreve të hapura pranë kishës Bizantine të shekullit të 12 në Kosinë, në Kutal, Kaludh apo në disa fshatra të zonës së Sukës e Ballabanit duket se i pret një e ardhme e “lavdishme”, pasi do të nderohen si heronj të Luftës së Dytë Botërore, vrarë në betejat kundër fashizmit.

  • Mos u ankoni:
    -Ju jeni trajtuar si ARMIQ te SOCIALIZMIT,ndersa ne ish ushtaraket jemi trajtuar keto 26 vjet si ARMIQ te KAPITALIZMIT!
    Ju keni vuajtur denimet si bashkepuntore me pushtuesit,si spiune,diversante,vrases,pederaste etj,ndersa ne ish ushtaraket,qe nuk kemi shkelur asnje ligj te KAPITALIZMIT tuaj ,po trajtohemi si ARMIQ vetem se sistemim juaj eshte FASHIST!

  • 6 mije te pushkatuar te zhdukur.

    .varre masive te te komunizmit

    Shikoni greqine fqinje qe “sundonte” demokracia ??
    2 miljon veta u surgjynosen dhe u zhduken apo iken te pataksur

    Duket qe eshte nje artikull tmerresisht i politizuar..shifra eshte 100 fishuar dhe nse do flitej diku aty nga 1991 me keto mllefe kishte nje fare kuptimi..por sot..akoma nuk ka nje liste reale por flitet si goje dhena..

    Shikoni cfare ka ndodhur ne Greqine fqinje”demokratike” ku bente ligjin anglezi me amerikanin ne ato kohra u mbushen pemet me kundershtare te varur dhe i linin te tromaksin njerzit..vetem ne burgun e makronisise mijra te burgosur hidheshin ne det dhe raportoheshin se hidheshin vete nga depresioni..Ishujt greke ishin mbushur me “burgjet e vdekjes” dhe mijra greke nuk dihen akoma i hengren..peshqit

    Arrestimi dhe ekzekutimi i N. Belojanit
    Nikos Belojani u arrestua në Dhjetor 1950 dhe një rol të veçantë ka luajtur organizata amerikane CIA-s.
    Policia njoftoi arrestimin e tij në 5 Janar, 1951. Nuk është rastësi që e vetmja gazetë e majtë ligjore “Demokrat”, ishte nxjerrë jashtë ligjit një kohë të shkurtër më parë. Ajo u botua me ndihmën e Partisë Komuniste ilegale.
    Pavarësisht arrestimit, puna e tij dhe e gjithë puna e organizimit partiak ilegal lindi frytin: Në vend u përhap një lëvizje e përgjithshme për amnisti të përgjithshme, eliminimin e “kampeve të vdekjes”, heqja e legjislacionit “emergjente”. Lëvizja e klasës punëtore filloi të zhvillohet.
    100 mijë Popull Grek nënshkruan Apelin e Stokholmit të Këshillit Botëror të Paqes, kundër terrorit dhe vrasjes, në 5 Mars, 1951 në Selanik, i komunistit Nikos Nikiforidhis, i cili mblidhte nënshkrime.
    Në korrik 1951 me iniciativën e KKE ilegale, u themelua koalicioni Bashkim i Majtë Demokratike (EDA). Është karakteristike se kur zgjedhjet parlamentare u zhvilluan në 9 Shtator, 1951, nga 10 anëtarët e parlamentit të zgjedhur në listat e EDA, shtatë ishin të burgosur politikë dhe demokratë në mërgim, në mesë këtyre Komandanti i Përgjithshëm i ELAS K.Sharafi, lideri sindikalist i mirënjohur dhe komunistë Ambatielos dhe të tjerë. Pas këtyre rezultateve, autoritetet anuluan vendet parlamentare të burgosurve demokrat politik.
    Në 19 Tetor 1951, në një gjykatë të jashtëzakonshme padia e parë kundër N.Belojanit filloi. Ishin akoma 92 anëtarë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) bashkë me të në stolin e të akuzuarve. Ata u akuzuan të gjithë sepse kishin shkelur ligjin numër 509, të miratuar në Dhjetor të vitit 1947, e cila ndalon KKE dhe “propagandën komuniste”. Duhet të theksohet se në këtë kohë në qeverinë e Greqisë nuk ishin të djathtët por forcat e “qendrës”. Në 16 Nëntor një gjykatës i jashtëzakonshëm (në të cilën morën pjesë J. Papadhopulos-kreu i ardhshëm i juntës së kolonelëve’ 1967-1974.) dënoi Belojanin edhe 11 komunistët e tjerë me vdekje.
    Në 1 Mars 1952 një aktgjykimi arriti në të cilën dënoi Niko Belojanin dhe 7 komunistë të tjerë me vdekje.
    Menjëherë në Greqi dhe të gjithë botën një lëvizje kthehej kundër dënimeve të reja me vdekje. Avokatët i kërkuan mbretit të fali klientët e tyre. Në të njëjtën kohë, SHBA-ja kërkoi që qeveria dhe mbreti të vazhdojnë me ekzekutimin e dënimit. Të Shtunën 29 Mars, 1952 vonë pasdite Mbreti Pavlos kundërshtoi një kërkesë për mëshirë ndaj N. Belojanit dhe shokëve të tij. Pas mesnatës e së Dielës, në 30 Mars, dhjetëra njerëz që ishin “me detyrë”, u larguan nga hyrja e burgut për të ndaluar transferimin e të dënuarve me vdekje në vendin e ekzekutimit, pasi ata nuk ishin në dijeni për vendimin e mbretit edhe të qeverisë. Ata ikën sepse as gjermanët nazistë nuk kanë kryer të Dielave ekzekutime të planifikuara. Ekzekutuesit mbërritën tek burgu dhe morën katër njerëz për të pushkatuar. Ata ishin: Niko Belojani, Dhimitri Baci, Niko Kalumeno, Ilia Argjiriadhi. Ata u çuan në vendin e ekzekutimit dhe u pushkatuan nën dritën e kamionëve dhe xhipeve ushtarakë, sepse ishte errët dhe çdo gjë është dashur të kryhet shpejt, para përhapjes së lajmeve në Athinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *