Plagoset me armë një biznesmen në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 pranë dyqanit të tij afër stadiumit “Loro Boriçi” ku dy persona qëlluan me armë në drejtim të Berhan Vishnja, 52 vjec i cili është marrë me tregti dhe me kambizëm
Sipas policisë së Shkodrës 52-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dyshimeve të para ngjarja mund të ketë ndodhur për grabitje, por nuk përjashtohet as pista që mes kambistit dhe autorëve të ketë pasur konflikt të mëparshëm.
