Kumbaro: Monumentet e kulturës do t’u jepen për mirëmbajtje privatëve

redaktor

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar sot projektligjin e ri për trashëgiminë kulturore.

Kumbaro ka bërë me dije se udhëzimi i Ministrisë së Kulturës, në thelb të të cilit qëndron ideja e partneritetit  publik-privat, vjen pas analizës së detajuar të gjendjes se ku e kishin gjetur këtë sektor, kur qeveria e majtë kishte ardhur në pushtet dhe mundësitë financiare që ka shteti në këtë kuadër.

“Mirëmbajtja e monumenteve të kulturës nuk është vetëm problem shqiptar. Trashëguam një situatë kur ato shin lënë të rrënuara, të shkatërruara për 25 vjet. Mbyllëm një inventar që nuk ishte bërë prej 3 dekadash; 132 monumente mungonin që nga viti 1982.

Këto të dhëna tregojnë se financat publike nuk mjaftojnë dhe nuk do të mjaftojnë edhe në vitet në vazhdim, edhe sikur të dyfishohet buxheti për të mirëmbajtur siç e meritojnë këto monumente.

Partneriteti publik-privat është sot një ndër format me të cila bëhet edhe administrimi i pasurive kulturore. Që nga viti 2008 ekzistojnë 4 udhëzime të qeverisë së shkuar për administrimin, dhënien me qira të monumenteve të kulturës.

Arritëm në konkluzion se ato udhëzime nuk janë të plota, janë nisur për t’u përgjigjur kërkesave konkrete të subjekteve ta caktuara, por asnjë nuk arriti të përfundonte atë që kishte marrë përsipër. Në rastin e kalasë së Lezhës e zhvlerësuam procedurën pasi ishte e paligjshme”, tha Kumbaro.

Share This Article
4 Comments
  • Jepi edhe monumentet me concesion,se ato mbeten pa dhuruar!Po ku i gjete ti me Ramen,apo ua la jot eme!Japja momumentet qe ti bejne prone private,;ti shkaterrojne si te duan,;te ndertojne ne truallin e monumenteve ca banesa dhe lokale,Mu ne mes te Amfiteatrit te Durresit te ngreje nje gratacile me reklamen e Rilindjes se dhjere me drita te kuqe

  • Pasi vodhen ne menyre ordinere e kafsherore ikonat e Thimjos se ia kishte vene syrin Kocua tani dolen hapur fare duke nxjerre ne shitje gjithcka. Perpara rilindje drejt dhenies me konesion te tere vendit se po ia kaloni edhe Saliut.

  • Turp turp turp!
    Nje shtet qe nuk eshte ne gjendje per asgje,pos darka e dreka edhe me veshje firma to!Milliona te shpenzuar kot!
    Kursejni pak ne rrogat e dietat e juaja ,ne shetitjet kot neper bote edhe do te keni pare Böll jo vetem per t’i mbrojtur po edhe per t’i ri ngrritur!
    Nuk eshte se nuk keni pare,po ju nuk keni priori tête,edhe shqiperia vu an nga ju e keqmanaxhimi i juaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *