Shqipëria në hartën e rrezikut, kërcënohet nga zjarret masive

Elton Tafaruci

Shqipëria, Bullgaria,Qipro, Franca, Italia dhe Spanja janë vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore si zjarret massive.

Në këtë përfundim arrin një studim i ri i kërkuesve ndërkombëtarë i publikuar në revistën për menaxhimin mjedisor dhe sponzorizuar nga Universiteti i Leiçesterit.

Studimi është i pari i këtij lloji për Europën dhe ka një rëndësi të veçantë pasi sinjalizon se vendet me rrezikshmërinë më të lartë janë rajonë urbane të populluara por edhe qendra të rëndësishme turistike.

Në qarqet akademike ky studim vlerësohet i një rëndësie të veçantë, pasi praktikisht është në gjendje të parashikojë zjarret masive.

Vendet mesdhetare janë ato më të prekurat dhe ky studim mund t’ iu vijë në ndihmë për të reduktuar rreziqet e katastrofave të tilla, me kosto mjaft të lartë në zonat e populluara.

Studimi ka marrë edhe vlerëësimin maksimal të Komisionit Europian. /E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *