Ku ndodhet Shebeniku?

redaktor

I nderuar lexues!

Shebeniku është mal në verilindje të rrethit të Librazhdit, me lartësi 2253 m. Kufizohet me luginën e Shkumbinit të sipërm në perëndim, luginën e Rapunit në veriperëndim dhe Jabllanicën në lindje. Përbëhet kryesisht nga shkëmbinj ultrabazikë. Ka forma të shumta të relievit akullnajor (mbi 1600 m) si cirqe, lugje, lugina dhe liqene akullnajore. Prej këtu burojnë përrenjtë e Bushtricës dhe Qarrishtës, degë të djathta të Shkumbinit. Bimësia përbëhet kryesisht nga pyje ahu e dushku. Në pjesët e ulëta gjenden shkurre, kurse në kreshtën e tij kullota alpine.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *