Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje DITA! Kam diçka për t’i shprehur nëpërmjet jush, Prokurorit të Përgjithshëm. Denoncova në portalin e Prokurorisë së Përgjithshme një ndërtim të paligjshëm (pa leje ndërtimi) në Librazhd dhe që në themel ka korrupsionin e strukturuar shtetëror me prapavijë politike. Po si është e mundur që shtesa e atij lokali që u bë në mes të ditës dhe me letra të falsifikuara të paraqitet sikur është vetëm ristrukturim i ambienteve ekzistuese dhe kjo të mjaftojë për organin e akuzës? A ka poshtërim më të madh për banorët kur këtij lokali të “restauruar” ia jep legalizimin vetë pushteti? Këta ose duan të mbulojnë diellin me shoshë, ose duan të na hedhin hi syve. Pa drejtuar gishtin te askush, ju lutem zoti Prokuror, ju kërkoj në emër të shumë banorëve të këtij qyteti të varfër, të dalin para drejtësisë falsifikatorët dhe përfituesit e këtij abuzimi ligjor. Zyrat e shtetit duhet të mbrojnë ligjin!
