Muzeu në Serbi ka prezantuar një statujë dylli të Vladimir Putin-it, presidentit rus, si shenjë mirënjohje ndaj aleancës tradicionale mes këtyre dy shteteve.
Statuja prej dylli është shfaqur në një ceremoni të ndjekur nga qindra njerëz, duke përfshirë edhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili tha Rusia ishte një “partner i fuqishëm politik” dhe vlerësoi mbështetjen e Putinit për Serbinë.
Në vitet 1990, Serbia ishte shtet i pafuqishëm nën sanksionet ndërkombëtare për shkak të politikës së dhunshme të Sllobodan Millosheviçit në Kosovë dhe u bombardua nga NATO-ja./E.T

Dhe BE do ti lutet e pergjerohet Serbise per ta futur ne NATO dhe BE, por Serbia do vere kushte per tu anetaresuar. Vetem me nderhyrjen e forte politike te Rusise e personalisht te Presidentit V.Putin prane Serbise kjo mund te behet pjese e BE. Nje falenderim per Putinin do beje ne emer te BE vete bukuroshja Mogherini si shefe e politikes jashtme te Unionit qe i ka dhene politikes tamam emrin e saj italian – Fica.
E meriton . Putin eshte politikani me i rendesishem i planetit , siç doli edhe nga sondazhet internacionale te fund vitit .