Shpallet në kërkim Al Hamed, i dyshuar për sulmet në Paris e Bruksel

Elton Tafaruci

Autoritet belge kanë shpallur në kërkim si të dyshuar me sulmet e Brukselit por edhe me ato të Parisit Naim Al Hamed, 28 vjec nga Siria. Bashkë me Mohamed Abrinin, dy terroristët e konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe të armatosur mund të jenë larguar drejt Spanjës.

Quhet Naim Al Hamed, 28 vjeç nga Siria dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë.

Hamed është i armatosur dhe është i superkuarkuari i radhës bashkë me Muhamed Abrinin nga forcat e sigurisë belge.

Terroristi i dyshuar, i identifikuar nga autoritet ka lidhje me sulmet e Parisit dhe të Brukselit gjithashtu.

Sipas informacioneve, dy të shumëkërkuarit mund të jenë larguar drejt Spanjës.

Kanë qenë autoritet franceze ato që kanë dërguar listën e të dyshuarve në Spanjë të martën, pikërisht ditën kur edhe ndodhën shpërthimet në Bruksel.

Sipas të përditshmes spanjolle “La Vanguardia”, në listën e terroristëve përveç sirianit Naim Al Hamed, është edhe belgu Mohamed Abrini, 31 vjec, por gjithashtu edhe emrat e tre kamikazëve që shpërthuen vetën në aeroportin Zaventem dhe në stacionin Molbeek të metrosë së Brukselit./E.T

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *