Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka urdhëruar nisjen e hetimeve pas publikimit të fotove në media të dy shtetaseve të arrestuara për akuzën e prostitucionit gjatë operacionit ‘’Mustang’’.
Sipas burimeve konfidenciale pranë policisë, pas urdhërit të ministrit të Brendshëm, Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit që prej ditës së djeshme ka nisur hetimet për identifikimin e punonjësve të policisë të cilët kanë shkelur rregulloren duke nxjerr fotografitë.
Dyshohet se fotot e dy shtetaseve janë bërë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe janë shpërndarë nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Arrestimi i dy shtetaseve për akuzën e ushtrimit të prostitucionit u bë gjatë operacionit policor të koduar ‘’Mustang’’.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan edhe 5 persona të tjerë me akuzën e shfrytëzimit për prostitucion pas një hetimi 9 mujor.
Sipas policisë Nik Gjonikaj në bashkëpunim me shtetasit Besnik Manka dhe Bledjan Nurja, sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës.
Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë dhe paratë ndaheshin me tutorët e tyre të sipërpërmendur.
Aktiviteti i mësipërm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës të cilët do të procedohen nga Policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni./E.T

Te bashkepunosh me gazetarine per qellime perfitimi, pa u preokupuar aspak, se shkelja e rregullores perben njekohesisht dhe shkelje ligjore, tregon se sa i nevojshem eshte per “kursantet” e Drejtorise se Pergjithshme arsimimi dhe kualifikimi profesional. Nese prokuroret dhe gjykatesit e Saliut u punesuan vetem pas 6 muajsh “plazhi” ne kavalishence, ketyre duket se i kane mjaftuar vetem tre. Ndaj dhe te tilla raste pritet te perseriten edhe ne te ardhmen, pavaresisht angazhimit serioz te z.Tahiri per t’i parandaluar.