Daniela Aedo e njohur për rolin e Dulce Maria-s në telenovelën e famshme meksikane “Carita dhe Angel”, tashmë është një zonjushë e vërtetë.
Vogëlushja që luftonte për të bërë bashkë babain e saj të ve me mësuesen e saj murgeshë, tashmë është 21 vjeç dhe ka lënë pas aktrimin, për t’ju dedikuar muzikës.
Meksikania Aedo ndjek studimet për muzikë në universitetin Berklee në SHBA, një prej më të njohurve përsa i përket fushës së muzikës.
Vite më parë ajo tërhoqi vëmendjen me zhdërvjelltësinë e një fëmije dhe pafajësinë që e karakterizonte. Por duket se aktrimi nuk ka qenë pasioni i saj, ndërsa tashmë ajo përqafon fort muzikën.

