Nga Idajet Beqiri
Sipas shënimeve të shoqëruesit Nexhip Pajaj në homazhet e fundit që bënë udhëheqësit e lartë komunistë para arkivolit ku ndodhej trupi i Hysni Kapos, ra në sy fakti që Ramiz Alia nuk guxonte t’i hidhte sytë për ta parë atë në fytyrë nga xhami transparent. Ndërsa Enver Hoxha, jo vetëm që e shikonte gjatë gjithë kohës, por para se të ndahej përfundimisht prej tij, u përul dhe zgjati aq shumë kokën, për të parë kushedi çfarë në fytyrën e Hysniut, sa e detyroi Mehmet Shehun ta shtynte për t’u lënë radhën të tjerëve për ta parë.
Hysni Kapo u varros në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Grushtin e parë të dheut e hodhi Enver Hoxha, më pas Vito Kapo, e pastaj Mehmet Shehu e të tjerët me radhë.
Hoxha mori një lopatë për të marrë nga dheu i gropës së hapur, por dukej që nuk e kishte “zanat” atë. Duart e tij nuk e komandonin dot lopatën. Kjo i detyroi dy gardistë të kapnin lopatën për të marrë pak dhe, duke u vendosur mbi të tre palë duar. Mirëpo e ndodhur në tre duar lopata nuk komandohej, ndaj mori dhe hodhi shumë pak dhe. Pastaj e mori lopatën Mehmet Shehu… Gardistët për të mos ndodhur e njëjta situatë si më parë, futën duart te bishti i lopatës për të ndihmuar kryeministrin. Ai u largoi atyre duart, e madje i largoi edhe vetë gardistët dhe e përdori lopatën si një bujk i mirë.
Me vdekjen e Hysni Kapos, problemet delikate që ndiqte ai në Komitetin Qendror ju dhanë Mehmet Shehut, i cili krahas zyrës së tij të Kryeministrit në selinë e qeverisë, mori tashmë edhe një zyrë tjetër në Komitetin Qendror ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të kohës.
Nexhipi, përgjegjësi i grupit të shërbimit të Hysni Kapos, për afro dy vjet me radhë punoi pranë familjes Kapo për të sistemuar gjithë arkivin e shefit të tij.
Por njëkohësisht kryente të njëjtin ritual si më parë, veçse tashmë me fëmijët e Hysni Kapos dhe bashkëshorten e tij, Viton. Të njëjtën gjë bënte edhe Abedini, shoferi i Hysniut, i cili kryesisht merrej me sistemimin e fotove, xhirimet filmike etj. Ndërsa Eqeremi kaloi shoqërues me Foto Çamin.
Hysni Kapo kishte një pasuri të vyer, ditarin e tij, të cilin e shkruante vetë, duke i përshkruar gjërat me detaje. Thuajse i pakontrolluar nga askush, por mbi gjithkënd dhe kontrollues i gjithkujt, ditarin e kishte të mbushur me histori e ngjarje reale, edhe për gjëra tepër delikate, çka e vërteton fakti që ai këtë ditar e mbante sekret edhe nga njeriu i tij më i afërt, Vito Kapo.
Aq e vërtetë është kjo, sa Vitua, megjithëse kishte 36 vjet jetë bashkëshortore me të, nuk e dinte që Hysniu kishte dhe mbante një ditar të hollësishëm për të gjitha ngjarjet dhe gjërat më të rëndësishme jetësore të ditës.
Nexhipi fliste shpesh për të qënurit sistematik në punën e përditshme të Hysniut. Fliste edhe për mbajtjen e ditarit prej tij, pasi shpesh herë e merrte prej Hysniut dhe e sistemonte në vendin e paprekshëm të tij, ku askush nuk kishte të drejtë të afrohej dhe jo më të prekte apo lexonte çka ai shkruante.

Nexhipi ishte përsosmëria e njeriut besnik. Hysni Kapo e kishte njohur atë personalisht që kur ishte vetëm 17 vjeç dhe bënte informatorin në Brigadën e Pestë Sulmuese, ku Hysniu ishte komisar. Nexhip Paja e kishte në dorë dhe nën kontroll gjithë vilën, përfshirë zyrën e punës së Hysni Kapos. Ai shikonte, dëgjonte dhe i jepeshin në dorë gjëra të karakterit tepër sekret. Kurrë nuk e shpërdoroi besimin absolut të Hysni Kapos ndaj tij.
Te Pallati i Brigadave, izolim?!
Nuk dihet arsyeja e vërtetë e heqjes së Vito Kapos dhe e gjithë familjes së saj për një kohë pak a shumë të gjatë, pas vdekjes së Hysniut nga vila në Bllok ku jetonin, dhe sistemimi i tyre te vila e Pallatit të Brigadave. Kjo lëvizje u motivua atëhere me faktin se, duke qenë se te vila në Bllok Vitua dhe fëmijët e kishin të vështirë të qëndronin, pasi u fanitej ngado Hysniu, tashmë i munguar, dhe dhimbja ju bëhej më e madhe.
Ndërsa duke qëndruar në vilën e bukur te Pallati i Brigadave, mes një parku të gjelbëruar, në një qetësi të plotë, do të ishte vërtetë ngushëlluese.
Mirëpo në fakt Vitua aty u izolua, sepse nuk i vinte askush, veç atyre që shërbenin pranë familjes. Ajo që e braktisi në mënyrë të dukshme në ato ditë, fill pas vdekjes së Hysniut, ishte Nexhmije Hoxha, e cila nuk u ngjit asnjëherë për t’u takuar me të në këtë vilë.

Sipas Nexhipit, çuarja e Vitos dhe e familjes së saj në vilën pranë Pallatit të Brigadave, u bë me qëllim të bastisjes së “kulturuar” dhe pa lënë gjurmë të dukshme të arkivit personal të Hysni Kapos. Në këtë ndërmarrje u rrëmbye edhe ditari i Hysni Kapos. Nuk dihet se kush ishte më i interesuari për të ditur çfarë kishte brenda tij, veç kur Vito Kapo u vu në dijeni se Hysniu mbante rregullisht ditar dhe se ai nuk gjendej, është vënë në kërkim.
I kanë thënë se ditari i Kapos ndodhej në duart e sekretarit personal të Enver Hoxhës, Haxhi Kroit. Se qysh dhe si kishte përfunduar aty, askush nuk mori vesh kurrë. U bënë kopje dhe vetëm pas viteve 2000 janë botuar në shtyp pjesë nga ky ditar.
Rrëmbimi i polakut Mijal dhe problemet e Llambi Peçinit me gratë
Personi që, si kur ishte gjallë Hysniu, ashtu edhe pas vdekjes së tij, nuk e ndau interesimin dhe dashurinë e sinqertë për gjithë familjen Kapo, ishte Llambi Peçini.
Llambi për një periudhë kohe kishte punuar edhe si sekretar i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Paris. Sa herë vinte në Tiranë, ai nuk mungonte t’i “sajdiste” fëmijët e Hysni Kapos me ndonjë dhuratë, që zakonisht asaj kohe ishte ndonjë pako çamçakiz, koka kola, ndonjë palë letra, apo sapun “Lux”.

Hysni Kapo i besonte Llambi Peçinit. Ai vlerësonte shumë talentin e lindur të Llambit, si një punonjës sigurimi, i cili ishte i aftë të bënte çudira.
Pas vendosjes së sundimit hrushovian dhe brezhnievian në ish kampin socialist në të gjitha vendet e lindjes, shumë prej udhëheqësve të vendeve komuniste që nuk u pajtuan me tezat e Hrushovit, u burgosën ose u eliminuan. Njëri prej tyre ishte edhe Kazhimiezh Mijal (Kazimierz Mijal), Sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Polonisë.
Ky person luftoi ashpër kundër Gomulkës, sekretarit të parë të Partisë Popullore të Polonisë në pushtet, një element që u shpall revizionist dhe u demaskua prej Kazhimiezhit dhe gjithë Partisë së tij. Kjo veprimtari e Kazhimiezh Mijalit u konsiderua “armiqësore” dhe për këtë shkak Gomulka urdhëroi burgosjen e tij. Kazhimiezhin e burgosën në një burg të sigurisë së lartë në Varshavë. Ai konsiderohej dhe vlerësohej prej disa partive politike komuniste si një marksist-leninist i madh.
I tillë vlerësohej Mijal edhe prej Partisë së Punës së Shqipërisë dhe prej Partisë Komuniste të Kinës. Udhëheqja e lartë e Partisë Komuniste te Kinës e konsideronte “plagë të rëndë” vuajtjen që përjetonte në burg në Varshavë ky udhëheqës. Dhe shpesh herë diskutonin për fatin e tij të dyja udhëheqjet e partive simotra, ajo e Kinës dhe ajo e Shqipërisë.
Hysni Kapo, si sekretar i Komitetit Qendror të Partisë që mbulonte edhe Sigurimin e Shtetit, duke besuar te aftësitë e larta prej sigurimsi të spikatur të Llambi Peçinit, e thërret nga Parisi ku ishte me shërbim, në Tiranë dhe zhvillon një bisedë të gjatë me të, duke i thënë “merakun” e kinezëve për Kazhimiezh Mijalin. Kinezët ishin të gatshëm të përballonin çdo kosto financiare, mjaftonte që Kazhimiezhi të ishte i lirë.
Kjo punë kishte një kosto, sepse duheshin kompromentuar disa “skalione” derisa të arrihej lirimi nga burgu i Kazhimiezh Mijalit dhe sjelljes së tij në Shqipëri, si një vend më i sigurt për jetën e tij të patrazuar.
Ky aksion nuk mund të realizohej pa pasur mbështetjen e Kadri Hazbiut, ish ministër i Brendshëm, i cili duhet të vinte në dispozicion të këtij aksioni me rëndësi të veçantë. Hysni Kapo e kishte njeriun e vet besnik Kadri Hazbiun, ndaj e thirri dhe i dha hollësirat që kishte biseduar me Llambi Peçinin.
U rikthye në Paris Llambi Peçini me të gjithë “aksesorët” që i nevojiteshin për të bërë aventurën e këndshme, por me të mira shumëdimensionale.
Llambi ishte edhe një burrë i pashëm dhe i zgjuar. Me femrat kishte pasur gjithmonë probleme, pasi ato i afroheshin edhe kur Llambi, nga frika e ndëshkimit në rastet e njollosjes së “pastërtisë së komunistit”, kërkonte t’i mbante sa më larg. Kjo anë problematike e Llambit, kishte krijuar shqetësime të rënda te ish-bashkëshortja e tij e parë, një grua vërtetë e bukur dhe e zgjuar, por tepër xheloze.
Kjo xhelozi bëri që pas shumë vitesh martesë ata të ndahen.
Do të mbahet mend gjatë ai episod kur Llambi Peçini, si përfaqësues i Ambasadës sonë në Paris, nuk shkoi dot për të marrë pjesë në një darkë të rëndësishme zyrtare, duke shkaktuar deri problem diplomatik, për shkak se ish gruaja e tij, duke menduar se Llambi po bëhej gati të shkonte në takim me të dashurën e vet, nga xhelozia e tepruar mori gërshërën dhe ia bëri copa-copa kostumin e bukur dhe të vetëm që kishte Llambi Peçini për pritjet zyrtare.
Dhe kështu ai nuk shkoi në këtë darkë zyrtare.
Aksioni për rrëmbimin e Kazhimiezh Mijalit ishte vërtetë tepër kompleks, por u realizua me sukses të plotë. U deshën shumë akte kompromentuese, nga përdorimi i grave bashkëshorte të drejtuesve të burgut, deri te pjesëtarë të personelit të burgut. Disa prej tyre mbyllën sytë nga shuma tunduese e dollarëve të ardhura nga Kina.
Dhe kështu Llambi Peçini arriti të nxjerrë nga burgu Kazhimiezh Mijalin, ta transformojë atë në “diplomat shqiptar” me emrin Vesel dhe përmes transportit hekurudhor dhe ajror e solli në Shqipëri, duke e strehuar tek një vilë pranë zonës ku ndodhet Radio Televizioni Shqiptar. Vijon
*Botuar sot në DITA – Në foton kryesore Hysni Kapo duke shëtitur me nipin, Andi Bushatin. Në distancë, truproja Nexhip Pajaj, në shënimet e të cilit është bazuar ky rrëfim.

‘Pordhe,pordhe moj Devishe,pordhe veshet na gervishte.Ti me mire te kishe dhjere krrismat te mos kishim ndjere’!
Ky informacion i duhet popullit qe 25 vjet po shperbehet!?
Vetem gomaret e ‘gazetaret’ nuk e marin vesh se ‘klani Kapo’ ka qene e vazhdon ‘KAPO’ nga Xhelil Gjnat tek Sulejman Bushatat nga Piro kondet tek Biberajt e Berishat ne ‘sherbim te tyre’ si ‘AGJENTE POTENCIALE E STRATEGJIKE’!?
‘Ngrehu e fole Enver tu lumte goja fol e mbro te drejtat tona’!?Nje 40 vjeçar shqipetar me emerin ERMAL pse po kalbet ne burg vetem se ka mbiemrin HOXHA kur 140 krriminele ish Deputete te drejtuar nga kryeagjenti SALI NERONI NDODHEN JASHTE !?
Do shkruaja një mesazh ku kritikoja gazetarin për teori naive konsipracioni por pashë komentin tënd dhe thashë: paske rrjedhur!
apsolutisht asgje e re..
mesuam te pakten si e kapi lopaten enveri
Mijali nuk ka qene ne burg si ne Spac apo Guantanamo por si ne nje arret shtepie me shume pak roje.
Nuke di pse i mban “sekrete” akoma Idajeti dhe po na ben si te filmi serial televiziv i viteve 79 KAPITENI KLOS
JA CFARE THOTE ENCIKLOPERDIA..ASNJE LLOJ SEKRETI NUK KA
Kazimierz Mijal (September 15, 1910 – January 28, 2010) was a Polish communist politician and dissident, best known for founding the illegal Communist Party of Poland (Mijal) in opposition to the Polish United Workers’ Party (PUWP) in 1965. He was born in Wilków Pierwszy.
Biography
Graduating from a Tradesmen’s Association Commercial School in Warsaw, Mijal became active during World War II, collaborating with Paweł Finder, Marceli Nowotko and Bolesław Bierut. He served as Mayor of Łódź, chief of the Presidential Chancellery, chief of the Bureau of the Council of Ministers, Minister of Communal Economy, and director of the Investment Bank. He was a long-time member of the CC of the Polish Workers’ Party and then the PUWP. Following Nikita Khrushchev’s condemnation of former Soviet leader Joseph Stalin at the 20th Congress of the Communist Party of the Soviet Union in 1956, Mijal aligned with the anti-revisionist movement then led primarily by Mao Zedong. He condemned Władysław Gomułka, First Secretary of the Polish United Workers’ Party over his siding with Khrushchev and was an important figure in the so-called Natolin faction of the party. He created various pamphlets condemned by the party as dogmatic and Stalinist, and used a fake passport to leave for Albania, whose leader Enver Hoxha led the anti-revisionist movement along with Mao Zedong.
He founded a new communist party, the Communist Party of Poland (Mijal), declared himself Secretary General of the “Temporary Central Committee of the Communist Party of Poland” and took control of Radio Tirana’s Polish wing. Mijal’s Maoist rhetoric proved unpopular to both Polish workers and the intelligentsia, and with the Sino-Albanian split in 1978, Mijal gave up on the party and secretly returned to Poland in 1983. He was arrested in 1984 for distributing pamphlets but was released after three months
IDJOTE! Nuk meritoni me teper se nuk dalloni kAmunistet nga agjentet e Ballistet 25 vjet!
-Pas vdekjes se shqipetarit Hoxha kush u vendos ne krye te shperberjes!?Veriori Ramiz rekrutuar nga SIMI italjan me pas jugosllav e pastaj nga Biberajt!
-Ne krah te djathte te ‘shokut’ Ramiz kush u vendos per te na sjelle SHKERDHATOKRACINE! Shoku Xhelil Gjoni nga me te urryerrit e nomeklatures qe ish as me pak e as me shume ‘kunati i shokut Xhemal’-Hysni Kpos vjerit te Medi Bushatit e gjyshit te Andushkes!
-Shoku Ramiz e shoku Xhelil njeri krahu i djathte i shokut Hysni e tjetri kunati i shokut Hysni ke ’emeruan’ tu sjelle shqipetareve ‘nenen Serbi’?As me pake e as me shume po shokun e dhendurrin Serb SALI!?
-Kur Rajsonat me dhenderrin serb SAli futen ne burg tere heronjte e luftes per Shqiperi si ‘shpetoi’ shoqja VITO KONDI apo Kapo me soj e sorrollop nga kjo Baderdi!?Se çuditerisht na paskan patur pasaporta DIPLOMATIKE te nje shteti qe quhet AMERIQI!
-Kush e drejon sot shperberjen e te asaj te quajtur dikur Shqiperi!?Dhendurri serb Sali me minister te JASHTEM nje BUSHALLI qe eshte djali i kunatit te shokut HYSNI, e me ambasadore ca GJONA ne AUSTRI qe jane djemte e Xhelilave e xebrahilave apo kuneter e baxhanake te shokut HYSNI qe agjenturat i kane dhene porosi shokut SALI tu sherbeje deri ne vdekje me zell e GADISHMERI perfshi dhe ANDUSHIN si nipin e dashur te TIJ se ne ish Shqiperi nuk kane ngelur me intelektuale e gazetare por vetem ALABAKERI qe i ngaterrojne AGJENTET me komunistet qe derdhen gjakun per LIRI qe kerkojne tua heqin dekoratet e tja varin ne qafe shoqes VITO e ne lapat e B…Idrizave,Dodave,Dadove,Dadeve…si udhezon shoku ARVIZI E FEVZI!V.F.L.P
Ne lidhje me Kazimierz Mijalin, autori i shkrimit Idajet Beqiri fantazon ngjarje dhe personazhe jashte realitetit historik. Ardhjen e Mijalit ne Shqiperi ne vitin 1966 Hysni Kapua ua besoi Jonuz Mersinit, kryetar dege ne ate kohe ne Zbulimin Poplitik dhe Kleanthi Andonit, kuader ne kete Drejtori. Pasi nje udhetimi me vaporin “Skenderbeu”, kur mbriten ne portin Gdanskut, zbuluesit shqiptare informohen, se Ambasada jone ne Varshave, kishte siguruar nje pasaporte fallco per Mijalin i cili kishte mundur te udhetonte nga Varshava ne Berlin dhe prej andej ne Tirane. Kaq per kete ngjarje.
O Idajet, po ku do qe te dalesh More?
I ke hyre detit me bythe, se me kembe te gjithe i hyne kur duan te lahen e te duken plazhiste normal, e jo peshkaqener.
Nga Idajet Beqiri – meriton tash e tutje te quhesh:
Vullnet Mercenari.
Ke te drjet or vella …eshte bere nje lesh arapi tani..mjer kush dha jeten e rinin per kete vend
Nje kujtese per z. Idajet:nuk ka asnje vendim qe ngarkon m.shehun me detyrat e hysni kapos.Ai e uzurpoi ate zyre per arsyet e tij.E.Hoxha ka shkruar per kete.Kam patur qe me kohe mendimin se edhe H Kapo ka qene ne sherbim te Jugosllaveve.Nuk thrm te UDB si nje agjent i thjeshte,por i Titos.Shkrimi forcon mendimin tim.Vito Kapo qe ne ate kohe ka patur shtetesine amerikane nga i jati,qe ka qene ne amerike prej kohesh.Sa per spostimin e qellimshem te vitos,me vjen keq por them se genjen nga padija.Vitoja u be Ministre e industrise se lehte dhe ushqimore pas vdekjas se hysniut.Dhe ka nje histori ne kete post.Skoi ne syedi per te lidhur marveshje per nje fabrike per prodhime ushqimore ,por nuk e realizoi.me parate e fabrikes bleu makina per Ministrine(veture suedeze)Po mire po te pasmen e kohes se K.Mijal a na thua dot gje?
Shume e drejt Kasem ne ato qe shkruan, ke shprehur nje fakt qe shume veteve u ka shpetuar, ndoshta dhe vete Byrose. Tek intervista e pare kur vdiq Hysni Kapo Vito u tha mjekeve, afersisht duke i kerkuar llogari per vdekjen e burrit se “babai im ka studiuar ne Amerike per mjekesi dhe menaxhon nje spital ne Athine”!!!!!
Me beri pershtypje ai fakt kur njekohesisht Mehmet Shehu e hengri nga Silva per shkak te Arshi Pipes po ne Amerike.
Ai bllok ka qene nje mister i vertete, ka patur lidhje nga me te mistershmet me boten e jashtme dhe sidomos me Francen te cilat zgjatojne deri ne ditet e sotme. Eshte nje fakt i pamohueshem qe shume nga zyrtaret e larte te ministrise se brendshme ne javet dhe muajt e fundit te renies se regjimit “gjeten” shume kusherinj ne Amerike e kudo ne boten perendimore, sa kur vinin per vizite ne Shqiperi i prisnin vete dhe pini kafe tek Hotel “Tirana”!!!!
Lexo se cfare brockullash shkruan ky Beqiri kur ka thene diku qe Hysni Kapo ruante ekuilibrat ne Byrone Politike, ishte gojemjalte dhe i pjekur, kur ne vitet 1974 deri ne vitin 1979 kur edhe vdiq u pushkatuan 6 vete nga ekonomia dhe ushtria, anetare te Byrose Politike!!!
Po me kete polakun c`kane dashur?
Lexova dicka ne anglisht nga ai komentuesi me siper dhe beri pershtypje idealizmi i tij qe le Polonine me pasaporte diplomatike fallsco me emrin Servet Mehmeti dhe nga Berlini lindor vjen dhe perfundon ne Radio Tirana, pra shkurt bie ne kthetrat e tyre.
Ishte me te vertete njeri qe besonte ne ate ideal, nje fare marksist-maoist qe perseri kur prishem me Kinen le Shqiperine dhe kapet duke shperndare literature marksiste ne Poloni ardhur nga Shqiperia te shkruajtura kushedi nga kush qe “tallte b…” me ate.
Ai mjeri kur kishte plasur Solidarnoshi dhe sistemin socialist e urrente cdo polak, shperndante trakte ultra-komuniste ne Varshave!!!!
Nuk eshte liruar nga burgu sic pretendon I.Beqiri, i kane mashtrime, sepse sado dollare te kesh marre nga Kina apo rezerva e zbulimit shqiptar nuk del njeri ashtu kollaj nga burgu.
Nejse, kujtova se novela “Si na hynte dhe si na dilte Berisha ne bllok dhe askush nuk e merrte vesh” mbaroi, por keta te “Dites” kane marre persiper ti bejne ca 80 vjecare me tension arterial kur u shkruan keto ndodhi.
Sot po e le me kaq dhe me vjen keq qe i kam lene ca “fansa” te mi duke pritur komentet e mia dhe jam i sigurte qe fleterrufete me listen kriminale te Sali Berishes do te ne shfaqen shume shpejt me sharje nga me te rendomtat.
Edhe sot nuk i zhgenjeva!
Vajmedet o Idajet !
Ne të lexojmë se i boton DITA por , ti or mik , je shumë I sipërfaqshëm në gjykimin tënd ! Në kanë ngelur komunistë në Shqipëri , dua tu them këtë :
Idealin e pastër komunist në Shqipëri , e varrossën antikomunistët gjenetikë , feudalët turkoshakë , hoxhallarë, shehallarë e kulakë ,banditët Enver , Mehmet , Hysni !
Kjo treshe kriminale u soll me popullin dhe veçanërisht me komunistët shqipëtarë më me egërsi se ç’do pushtues ! Tradhëtia e tyre nis që me , të ashtuquajturin Fraksioni I Vlorës ! E nisën me pabesi e vrasje dhe ashtu e mbyllën jetën e tyre .
Shqipëria e sotme u gatua dje nga këta tradhëtarë.
Vitua , në intervistë ka thënë se Husniu e donte aq shumë Saliun , saqë I thurte vjersha !
Për të kuptuar ç’ka ndodhur ,s’ka nevojë të jesh i zgjuar . Mjafton të mos jeshë debil !
Jo po.Krahasoni sot sigurimin e shtetit te Sali kriminelit.Qe kudo gjinden agjent serbe.Kujtoni dhe deklaraten e Sllobodanit: Shqiperin e marr me skuadra gjuetaresh.Ky pleh tradhetarit qe i dha grekut detin kishte miq vicet shkije Fazllicet e Arkicet(Arkanin).Kujtoni dhe fletushkat e avioneve grek ne juge te vendit.
i nderuari avukat tani ne lexuam historit e tua na trego tani kush e vrau hysniun enveri apo ramizi se nuk po arrij te asgje
llambi pecini krye mt q shfrytezonte postin dhe bente presione nepermjet deges se brendshme dhe substancave narkotike qe I merte jasht per kete qellim kur eshte denuar me vdekje si ka ardhur asnjerit keq silleshin si bandite ordinere deri sa shefi I madh I preu topet