Ka përfunduar me rezultatin 2:1 ndeshja Austri-Shqipëri. Në pjesën e dytë Shqipëria ka hyrë në fushën e lojës me një tjetër mentalitet. Me sa duket edhe ndërrimet që bëri De Biazi, duke larguar Lilën dhe Balaj dhe duke futur Cikalleshin dhe Roshin kanë dhënë efekt.
Në minutën e ‘7 të pjesës së dytë, Lenjani me një predhë ka ndezur ëndrrën duke shënuar golin e shpresës për ne.
Por kjo nuk mjaftoi për të marrë një rezultat pozitiv. Vetëm 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur gjithçka po fliste për skuadrën tonë, Kaçe doli me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar.
Ndërkohë, pjesa e parë ishte për t’u harruar për kombëtaren tonë.
Brenda 13 minutave, Shqipëria pësoi dy gola. Forma e treguar në ato minuta ishte tepër larg atyre të kualifikimit.
Nëse goli i parë mund të quhej edhe meritë e sulmit të Austrisë, goli i dytë ishte një gafë e mbrojtjes sonë që nuk e ndoqi topin e kthyer mbrapsht.
Në minutat e para loja e Shqipërisë është tejet e dobët dhe i gjithë ekipi në tërheqje.

Z.De Biazi!
S’ka gje gola amatoresh na i bani ne France, ndihemi mire.Mbasi dhe goli perfesionist ne rrjete pushon dhe jep fitore.