Organizatorët kanë anuluar “Marshimin kundër frikës”, të planifikuar për të dielën në Bruksel, pasi autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, për shkaqe të sigurisë të mos mblidhen.
“U bashkohemi autoriteteve në propozimin për shtyrjen e marshimit dhe kërkojmë nga qytetarët që të mos mblidhen të dielën”, kanë thënë organizatorët përmes një deklarate.
Deklarata është bërë vetëm disa orë pasi ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon, ka ftuar publikisht qytetarët që të mos marshojnë.
Kryetari i Brukselit, Yvan Mayeur, ka thënë po ashtu se tubimi duhet të shtyhet për disa javë.
Organizatorët fillimisht kanë thënë se marshimi synon të tregojë se Brukseli dhe shteti refuzojnë të frikësohen nga terrorizmi, pas sulmeve të 22 marsit në këtë vend, të cilat kanë lënë të vrarë 31 persona dhe të plagosur rreth 270.

Marshimi anullohet per shkak sigurie (kupto : frike terrorizmi). Ai pseudo-Marshim duhej ndaluar per arsye se eshte nje Hipokrizi ndaj njerezve qe i ben politika e deshtuar liberale sot. Por kjo politike e ndyre shkon me tej ne pafytyresi, nuk kerkon falje popujve europiane per terrorin islam qe i solli ne Europe me plehra si Salahet, por kerkon dhe Marshime Hipokrizie. Kur realisht duhej nje Marshim i gjithe politikes se BE per ne Doreheqje te Plote si politike e si politikane.