ISIS humb Palmirën, ushtria siriane merr kontrollin

Elton Tafaruci

Trupat e regjimit sirian rimorën plotësisht qytetin antik të Palmirës nga kontrolli i ISIS-it, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

”Ushtria siriane mori kontrollin e Palmirës, që ishte në duart e ISIS-it që prej një viti”, tha një burim ushtarak sirian për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.

“Pas luftimeve të ashpra gjatë natës së djeshme, ushtria kontrollon aktualisht të gjithë qytetin e Palmirës, përfshirë zonën antike dhe pjesën rezidenciale të saj”, shtoi burimi.

”ISIS-i është tërhequr plotësisht nga qyteti”, theksoi ai./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *