Mirela Kumbaro rrëfen a qau për Ramën

redaktor

E ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, iu përgjigj pyetjeve “jo protokollare” të moderatorit.

Sipas Kumbaros, edhe pse ka kritika në mediat sociale për administrimin e kulturës në vend, është më mirë që shqiptarët të shkarkojnë dhe shfryjnë dufet në facebook, pasi kjo i bën më pak të dhunshëm. Indirekt, Kumbaro e kundërshton ligjin e diskutuar të bllokimit të komenteve ofenduese në rrjetet sociale, që qeveria ka ndër mend të miratojë.

Ministrja e Kulturës e konsideroi trillim mediatik lajmin se kryeministri Rama e kishte bërë të lotonte pak kohë më parë në Kuvend, ndërkohë që theksoi se ka filluar të mendojë për librin e saj të ardhshëm, i cili mund të ngjitet më lart si prioritet, sesa një mandat i dytë në krye të Kulturës së Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *