Ka vuajtur dhjetëra shekuj,
dhe do vuajë njerëzia,
gjersa në të njëjtën rrugë,
ecën dhe makutëria!
Them se është makutëria,
porsi drogë e si farmak,
njeriu-krejt si padashur,
e fillon pak e nga pak!
E kërkon pak e nga pak,
po më pas nuk fle dot gjumë,
nuk njeh kufi edhe cak,
se kërkon shumë e më shumë!
Nuk ndalet makutëria,
kërkon tjetër edhe tjetër,
s’të shpëton as Perëndia,
po mbete në atë kthetër!
Çdo makut është i pështirë,
ndonjë mund ta njihni vetë,
por ai kthehet mynxyrë,
nëse ka dhe pak pushtet!
Nëse ka dhe pak pushtet,
s’është gjë mortja dhe tërbimi,
për të shtuar pasurinë,
s’ndalet para asnjë krimi!
Nëse njeh makutërinë,
sheh gremina të mëdha,
sa është pak që me vetë djallin,
të pish gjak-të bëhesh vëlla!
Makutëria nuk ngopet,
ta kthejë vendin në varrezë,
në greminat njerëzore,
është gremina më e zezë!
Makutëria nuk ngopet,
me para dhe me pushtet,
si Klitgordi i lashtësisë,
ajo ha dhe bijtë e vet!
Nëse mendjen vrisni pak,
mos thoni: “S’i kemi hasur!”,
se makutët tek ky prag,
vite shumë i kemi pasur!
Një vend që drejtojnë makutët,
është si truri me tumor,
pikërisht ndaj i përmbysëm,
në Njëzet e Tre Qershor!
T’i shpëtosh asaj murtaje,
duhet që të jesh një Burrë,
kur dalin makutë të rinj,
kokën nuk e ngremë më kurrë!
Po të zuri ajo flamë,
s’mban dot frerë dhe kapistër,
dhe gjer dje Kryemakuti,
ishte dhe Kryeministër!
Kemi folur e stërfolur,
ndaj më tutje kot ta zgjasim,
për këtë-që tani kemi,
dot me siguri nuk flasim!
Dot me siguri nuk flasim,
kemi një lloj parametri,
ky s’duket se ka të zezat,
që kishte ai i vjetri!
S’duket si makut i vjetër,
që i korrte gjithë të mbjellat,
dhe këtë hata e bën,
vetëm një që vjen nga shpellat!
Por do isha një idiot,
një idiot me të vërtet,
po të thoshja-se tani,
s’kemi makutë në pushtet!
“Të ngrehosur nëpër Frona,
parazitët janë gjithmonë,
me duart në xhepat tona,
me dhëmbët në mishin tonë!”
Me dhëmbët në mishin tonë,
bën dasmë makutëria,
nga virus i saj i ndyrë,
është kapur dhe drejtësia!
Tikëmbësh e gijotinë,
po bëhen gati tani,
po makutët rezistojnë,
të mos bëhet drejtësi!
Janë zëra që na shurdhojnë,
të kusarëve-të harbutëve,
dhe reformë e drejtësisë,
u është lënë në dorë makutëve!
Është lënë në dorë të makutëve,
ndaj do shkojë më për ibret,
sepse lakun e litarit,
s’e hedh kush në qafë të vet!

Sa bukur ! Ku te shkoj me bukur e me paster ajo cka po provojn shqiptaret !!Makuteria ka aritur nivele kalcifikimi te till qe nuk ka ilac ta pastroj ! Mjer shqiptaret cpo heqin ! Vendimet ne “drejtesi” dalin ne ankand ! Degjenerimi ne kte vend nuk ka te kaluar !Fjalet e tua i nderuar poet jan thesari i kombit ,nje thesar i groposur shum thell ne baltovinen drejtesi e politik bashk ! E provuat o popull qe as 23 Qershori nuk ju ngushelloi !!! A shikoni qe “hienat” skan ndryshuar sepse sic thua i dashur poet ,makuteria shkon e shtohet …..Vetem nje revolucion ,vetem nje fshirje e ksaj bande tashme shum e njohur mundet te ndryshoj Shqiperin Vetem nje qendrim i pameshirshem ndaj tyre si i tyre ndaj nesh ,esht zgjidhja se syt dhe veshet e kanibaleve nuk duan tja din as per 100 poet ……..
Bejte, bejte, bejte…..
Bejte, bejte dhe vetem bejte.
Penë e artë që flet me gjuhën e popullit. Edhe Bejtet populli i bën, ose janë më mirë mendimi i tij i shprehur në varg. Të lumtë Arben Duka