Papa, mesazh shprese për Pashkët pas një jave terrori

Elton Tafaruci

Papa Françesku dha një mesazh shprese gjatë predikimit në meshën e mesnatës të Pashkëve katolike, pas një jave të zymtë që kaploi Europën për shkak të sulmeve të Brukselit, teksa u bëri thirrje të krishterëve të mos lejojnë frikën dhe pesimizmin t’i “burgosin” ata.

 
Përballë humnerave shpirtërore dhe morale të njerëzimit, përballë boshllëqeve që hapen në zemra dhe që provokojnë urrejtje dhe vdekje, vetëm një mëshirë e pafundme mund të na shpëtojë, tha sot papa Françesku në meshën ”Urbi et Orbi” me rastin e Pashkëve katolike në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan.

”Vetëm Zoti mund të mbushë me dashurinë e tij këto boshllëqe dhe… të na lejojë që të vazhdojmë të ecim së bashku drejt Tokës së lirisë dhe jetës”, theksoi ai.

Shumë pelegrinë anuluan udhëtimet e tyre të planifikuara për në Romë, vetëm për shkak të dhunës në Bruksel, por gjithsesi bazilika e “Shën Pjetrit” në Vatikan ishte e tejmbushur, kur Papa Françesku mbajti meshën pasditën e së shtunës./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *