ISIS kërcënon me video: Do t’iu godasim sërish

Elton Tafaruci

Shteti Islamik ka marrë sërish përsipër atentatet e Brukselit, që i kanë marrë jetën deri tani 34 personave dhe shkaktuar plagosjen e 130 të tjerëve.

Hicham Chaib nga Anversa, duke folur fillimisht në frëngjisht dhe më pas në gjuhën holandeze, ka marrë përsipër autorësinë e masakrave në Belgjikë dhe ka kërcënuar sërish Evropën, duke pohuar se “deri kur avionët tuaj F-16 do të bombardojnë njerëzit tanë, ne do të godasim njerëzit tuaj”.

Sipas Site-s, që monitoron veprimtarinë e xhihadistëve në internet, burri është pjesë e grupimit të Shtetit Islamik në provincën siriane të Rakas.

Video, bën të ditur De Staandard, nis me kërcënime të reja në frëngjisht dhe thotë se sulmet e 22 marsit ishin vetëm “fillimi”.

Më pas burri flet në gjuhën hollandeze, përpara se të ekzekutojë një të burgosur, duke e cilësuar si “spiun të kryqtarëve”./

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *