Tiranë, alarm fals për bombë në një pallat, ishin mbeturina

Elton Tafaruci

Një pako e dyshuar si lëndë eksplozive është gjetur e vendosur në ashensorin e një pallati të ri 8 katësh në rrugën “Medar Shtylla”, në zonën e Komunës së Parisit,rreth orës 13: 25 minuta të ditës së sotme.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat policore dhe ekspertët xhenier, që pas verifikimit deklaruan se ishte alarm fals. Pakoja kishte pasur mbeturina./E.T

 

 

Share This Article