Të gjithë ata qytetarë që do të rikonstruktojnë banesën e tyre deri në masën 25 % do të detyrohen të bëjnë termoizolimin dhe të vendosin paisje me konsum të ulët energjie.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë po përgatit ndryshimet në ligj të cilat parashikon ndërhyje në ndërtesat aktuale me synim për të ulur konsumin e energjisë elektrike.
Drejtori i Burimeve të Energjisë së rinovueshme në ministri Gjergj Simaku shpjegon se kjo nismë u ndërmor nisur nga fakti se tashmë pjesa më e madhe e ndërtimeve thuajse kanë përfunduar dhe ky ligj funksiononte vetëm për ndërtimet e reja, raporton Ora News.
Aktualisht ministria e Energjisë po punon edhe për një metodologji në bazë të së cilës do të përcaktohet edhe kostoja që duhet për të realizuar këtë ndërhyrje. Mos zbatimi i detyrimeve dënohet me gjobe në masën 300,000 lek për projektuesin dhe në masën 1,000,000 për zbatuesin e punimeve.

Shyqyr qe ju ra ne men mas 20 vjetesh
Ore,jane ne vete keta?
Njeriu mund te bej nje rikonstruksion nga halli se po i bije catija te varfit,keta thone te beje dhe termoizolimin!
A e dine keta se sa shkon termoizolimi?po varja,per vete i kane parate me thase dhe i duket se edhe populli eshte njesoj me ata.
Te besh nje cati dhe te rregullosh edhe suvane se ka kohe qe ehte rrjepur,shkon me shume se 25% e vleres..
Ti shtosh edhe termoizolimin qe sot shkon gati 355 lek te reja per metra katrore.Pra nje shtepi private me sip murresh rreth 150 m2,kushton gati 500.000 lek te reja.
Mos valle i duket pak zotit Simaku kjo vlere?
po mire ka ndonje subvencion per termoizolim…apo ta bejne qytetaret me parate e tyre qe Qeverrrria dhe Lidhjeri yne KRM te arrije objektivat???
Perse perdoren taksat tona, vecse per fasadat e ministrive, pocat e kryeministrise dhe zbukurimet e pemeve ne Bulevard