“Der Standard”: Shqipëria, historia e tmerrshme e një vendi të mrekullueshëm

Dita

Deri në rënien e komunizmit Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Europës, në vitet 90-të ndoshta ishte vendi më i rrezikshëm. Sot ky vend i bogël i Ballkanit është i sigurt, stabil dhe falë infrastrukturës gjithnjë e më të mirë mund ë vizitohet lehtë edhe nga individët. Është një vend që do të duhej zbuluar shpejt para se të zbulohet prej hotelierëve, kompanive të lira ajrore dhe masave të turistëve. Kjo mund të ndodh shpejt duke pasur parasysh bukurinë e natyrës, trashëgiminë mbresëlënëse kulturore dhe përzemërsinë e njerëzve.

Shqipëria nuk mund të klasifikohet lehtë, përkundër territorit të vogël koloriti i saj është i jashtëzakonshëm; mes veriut të egër dhe jugut urban, rajoneve të pakalueshme malore në prapavijë dhe bregdetit pjesërisht të banuar dendur, rrënojave staliniste, prapambetjes fshatare dhe pallateve të reja prej xhami. Kësisoj, bën vaki që autostrada befas të shndërrohet në shteg me zall, që distanca  mes modernes dhe mesjetës të mos jetë as 100 metra. Myslimanët jetojnë derë më derë me katolikët dhe ortodoksët – dhe kjo ndodh në një vend ku para një gjenerate me dekret ishte shpallur ateist.

Kush dëshiron ta zbulojë Shqipërinë nga veriu në jug, i duhen disa javë. Kush nuk ka aq shumë kohë, duhet të përcaktohet për një pjesë të vendit. Për ecje të gjata në bjeshkë, përtej civilizimit, shumica ecin në grupe të organizuara në të ashtuquajturat Alpe Shqiptare fare në cep të veriut të vendit. Por kush dëshiron të përjetojë të gjitha që i ofron Shqipëria, ai duhet të bëjë shëtitje në jug dhe – me atë rast – t’i ndërlidh tre mijë vjet histori e kulturë me bredhje idilike në parqet e shumta kombëtare dhe çlodhje në plazh. Kjo më së miri bëhet në pranverë apo në vjeshtë, kur në male nuk ka më borë dhe kur ende s’ka nisur vapa e verës. Kulmi kulturor i vendit janë Berati dhe Gjirokastra, qytete të cilat gjenden në listën e UNESCO-s të trashëgimisë botërore si dhe rrënojat greko-romake të Butrintit. Mes tyre gjenden disa prej trevave më të bukura të Ballkanit, të cilat më së miri zbulohen me veturë të cilën mund ta merrni me qira. Komunikacioni kryesisht është i durueshëm, shoferët të disiplinuar. Nuk është për t’u habitur: çdo e dyta veturë është Mercedes, për të cilin pronarë kanë kujdes.

Fluturimi nga Vjena në aeroportin e Tiranës zgjat një orë e gjysmë; aeroporti bart emrin e nobelistes Nëna Terezë e cila ka origjinë shqiptare. Vetura e rezervuar për t’u marrë me qira tashmë është gati, udhëtimi në qendër të qytetit ecën pa problem. Në krahasim me vende e tjera europiane hotelet janë të lira, po ashtu edhe ushqimi fantastik mesdhetar me ndikime greke, turke dhe italiane. Kujt ia mbërrin xhepi, ndalet në hotel Rogner, i cili qe 20 vjet është qendra e atyre shqiptarëve që ia mbajnë vetes se janë dikush.

Në Tiranë është mirë të kaloni një apo dy ditë, me disa muze përreth sheshit qendror Skënderbeu – Muzeu i madh Kombëtar dhe Galeria e Arteve me koleksionin e saj të pikturave absurde-staliniste -, me një xhami elegante dhe me lagjen e Bllokut, ish-getoja e kuadrove të Partisë Komuniste, ku tani zhvillohet jeta e natës.

Rrugës për në Berat mund të bëhet një ekskursion te Shpella e Pëllumbasit te e cila arrini duke ecur një orë nëpër kodër mbi një luginë të qetë lumi. Shpella është shumë e errët dhe 360 metra e thellë. Berati, qyteti i vjetër osman, «qyteti i një mijë dritareve», ofron një pamje të pakrahasueshme: shtëpitë renditen si në një galeri nga kodra teposhtë te lumi Osum, të dominuar nga një Kështjellë gjysmë e rrënuar mesjetare. Gjatë verës në lumë ofrohen xhiro raftingu, në malet përreth mund të bëhen shëtitje të bukura.

Por shtigjet më të bukura për te ecur në male gjendet në rajonin e Përmetit, ku mund të shkohet me veturë me katër diferencialë, po qe si shkoni rrugës së drejtpërdrejtë. Zakonisht duhet bërë një rrugë rreth e rrotull e cila ofron mundësinë për të vizituar Byllisin, qytetin antik iliro-grek që gjendet mbi luginë.

Qyteti i vogël i Përmetit viteve të kaluara është bërë qendër për bjeshkatari dhe rafting në lumin Vjosa. Tejet e bukur është ngjitja që zgjat disa orë në qafën e Dhembleit në 1500 metra lartësi mbidetare, prej nga mund të shihet lugina e Zagorisë që gjendet edhe më larg. Ajo mund të arrihet duke ecur disa ditë.

Kthimi në Përmet ofron një befasi të veçantë. Pak para së të arrijmë në luginë, nën një fshat malor, gjendet kisha e Shën Mërisë nga shekulli i 17-të. Shoqëruesi ynë, i cili banon këtu, merr çelësin e kishës te një fqinje dhe hap derën: muret janë fund e krye të stolisura me afreske shumëngjyrëshe të figurave fantastike. Ky xhevahir rastësisht i ka shpëtuar shkatërrimeve nën komunizëm. Burime të ujit mineral, një urë guri nga koha osmane dhe një kanjon, përmes të cilit gjatë verës mund të udhëtosh thellë në brendi të një parku kombëtar, janë atraksionet e tjera të trevës.

Gjirokastra, caku tjetër, gjendet si Berati në një kodër nën hijen e një kështjelle. Rrugicat e qytetit të vjetër janë edhe më të ngushta, shtëpitë disakatëshe të familjeve dikur të kamura – disa prej të cilave janë rinovuar me stil, të tjerët gati janë rrëzuar – janë shumë interesante. Më e mira gjendet nën dhe: në qytetin e lindjes të diktatorit shumëvjeçar Enver Hoxha u nderua një sistem tunelesh nëntokësore ku do të ishte tërhequr udhëheqja partiake në rast të luftës së pritshme. Në tunelet e gjata janë renditura një sërë dhomash me pamje të mjerë – një pasqyrë frikësuese e burokracisë së tmerrshme të asaj kohe.

Udhëtimi nga Gjirokastra në Butrint, i cili zgjat tri orë, mund të ndërpritet ne gjysmë të rrugës për një ekskursion të shkurtër te «Syri i Kaltër», siç quhet një burim uji. Mes lëpushave dhe bimëve ujore në sipërfaqen e një liqeni malor gurgullon një ujë blu në të gjelbër. Butrinti gjendet në një siujdhesë pak më të largët në zemër të një parku kombëtar dhe është vatër e ndërtimeve mbresëlënëse të para më shumë se dy mijë vjetëve. Kohën e lulëzimit e përjetoi falë klimës së freskët si vend çlodhjeje i romakëve të pasur. Gjatë verës Butrinti popullohet nga vizitorët që vijnë prej Korfuzi, ishullit të afërt grek; jashtë sezonit mes rrënojave mund të kalosh orë të tëra në qetësi.

Nga atje një rrugë e gjatë bregdetare të shpie te riviera shqiptare, lokalitetet e vogla të së cilës gjatë verës i vërshojnë para së gjithash vendasit dhe shqiptarët e diasporës. Çdo i dyti gji deti ka një kishë, një kështjellë apo një shteg për ecje. Pas Dhërmiut, lokalitetit më të njohur për pushime, rruga gjarpëron përpjetë Qafës së Llogarasë – një park kombëtar me hotele rustikale, prej të cilave mund të ndërmerren ecje deri në dy mijë metra lartësi mbidetare. Por edhe ngjitjet më të shkurta ofrojnë pamje madhështore në det, në ishujt e afërt grekë dhe, kur dukshmëria është e mirë, deri në Itali. Me këtë rast ngjallen kujtime nga koha e shkollës: këtu në vitin 48 para Krishtit u zhvilluan beteja të rëndësishme mes Cezarit dhe Pompeut.

Në veri të qafës terreni është sërish i rrafshët. Rrugës për në Tiranë gjendet edhe një qytet antik që patjetër duhet të vizitohet: qyteti port greko-romak Apollonia, i cili ka pësuar shumë gjatë shkatërrimeve të luftës dhe diktaturës në shekullin e 20-të. Plagët e historisë ndihen kudo në Shqipëri – edhe në tregimet e njerëzve me të cilët njihesh. Pikërisht kjo e bën këtë vend aq të dashur. / “Der Standard”

Share This Article
8 Comments
  • derri standart.

    u be 30 vjet duke share “kamunizmin”

    asnje turist nuk u vra ne kohen e xhaxhit..biles vrasjet droga prostitucjoni kurveria vjedhjet korrupsioni ..e deri te vrasjet per gjakmarrje ishte vendi i pare ne europe me me pak krime..

    kujtoni ciftin polak qe e vrau Mjacaj per qejf kohet e fundit…mund te rrjeshtojme mijra krime te kohes berishizmit por po e leme me kaq..

    le ti gezohen shqiptaret 1.5 miljon emigranteve qe kane jashte se po te jete per turizmin..nuk jeni as 2 perqind e greqise turqise apo malit zi..

    te pakten mos na hapni barkun me “tmerret e shekullit kaluar”

  • Berati nuk mund te quhet asnjehere qyteti I vjeter OSMAN. Ne Kalane e qyteti numeron 40 kisha, shumica ne stilin bizantin.

  • Blah blah blah…what a retarded author… article…and newspaper that wastes the time of those who fall into reading more crap like this

  • Berati eshte nje qytet 2400 vjecar shqiptar dhe i ndertuar i teri me gure sikurse edhe keshtjella dhe nuk eshte kurrree nje nje qytet osman ,pasi osmanllinjte vetem 800 vite perpara erdhen ne fuqi dhe tradita e tyre ishin shtepite me qerpic si kulture !

  • Berati eshte nje qytet 2400 vjecar shqiptar 8 ( i cilesuar i tlle edhe nga UNESKO e cila e ka marre ne mbrojtje ) dhe i ndertuar i teri me gure sikurse edhe keshtjella dhe nuk eshte kurrree nje nje qytet osman ,pasi osmanllinjte vetem 800 vite perpara erdhen ne fuqi dhe tradita e tyre ishin shtepite me qerpic si kulture !

    ESHTE PER TE ULERITUR PASI KJO SHKRUHET HERE PAS HERE NGA TE HUAJT DHE POLITIKA SHQIPTARE HESHT DHE VETEM HESHT PASI E KA SHITUR KETE QYTET DHE BLERESI I BEN HISTORI RREME

  • E po qe ti besh austriakut kete reklame ku genjeshtra per komercializm ka kaluar kufijte e cdo normaliteti mund ta gjesh vetem ne kete shkrim. Nje shkrim kitsch, i padurueshem per tu lexuar, i cili mund te jete porositur nga ndonje agjenci udhetimesh me menaxher ndonje shqiptar. Sado qe eshte munduar ai austriak i mjere me pistolete ne koke per te bere kete shkrim, aty ketu gjen mesazhe qe mund te deshifrohen mire se ne cfare vendi turistik mund te perfundosh.
    E filloj me titullin “grausame Geschichte”! Duket qe shoqeruesi shqiptar ka bere punen e tij me llafet e shumta dhe pa permbajtje se nuk mund te gjesh ne bote “histori te tmerreshme”. Historia e cdo vendi eshte histori dhe gjak dhe tmerre ka patur kudo, ndoshta me shume se tek historia jone. Por e tmereshme kesaj nuk mund ti thuash. Ndoshta ka patur nder mend kohet e dikatutures, por jam i sigurte qe ai ciceroni i cili ka jetuar ate kohe aq shume i tmerrshem nuk ka qene me ate austriak te qujatur Eric. Nejse, vazhdojme me tej.
    Te zbulosh Shqiperine, thote autori, te duhen disa jave. Nje mesazh i koduar qe do te thote qe ne ate Shqiperi te vogel te kalosh nga Veriu ne Jug te duhen disa jave, e pamundur per nje pushues austriak a te ndonje vendi tjeter. Arsyeja dihet: Rruget, infrastruktura, ku eshte zene ne goje ne disa vende ku monopatet e krijuara vetvetiu jane e vetmja mundesi kalimi pa shenja dhe pa treguesa tabelare sa ku do te perfundosh, sic mund ti gjesh edhe ne skajet me te largeta te Austrise alpine te Tirolit si Zillertal a Großglockner etj,etj,etj.
    Ne vjeshte dhe ne pranvere mund te vizitohen rajonet alpine, thote austriaku i mire Eric, se atehere nuk ka bore, per shqiptarin tinegllon bukur, por per nje austriak qe eshte rritur dhe ka vizituar lendinat perrallore te alpeve te vendit te tij, ku bora ndoshta nuk shkrin kurre, i cili shkon ne cdo skaj dhe cep me teleferike, do te thote shume, teper shume.

    Vijme ne Tirane, ku qendra na paraqitet po ashtu model, ne nje kohe kur eshte per faqe te zeze. Mund te jete kryeqyteti me qendren me te shemtuar ne bote, per te mos folur per muzeumet rreth e qark, qe mund te jene poa shtu per faqe te zeze. Muzeu kombetare me ate afresk qe po i bien pllakat dhe me vone zihet ne goje galeria e arteve qe vetem per arte nuk mund te jete. Vjena i ka muzete e saj te lara ne ar. Pastaj behet nje kalim ne bllok ku atraktiviteti i vetem eshte vetem e ka jetuar udheheqja komuniste ne ato shtepi te ndertuara nga koha e Zogut!!!! Ne foton e “der Standard-it” jepet nje pamje e pallateve te shallvareve me ate shatervanin tek Tajvani!!!
    E cka ne ato gjera te vecanta?
    Pastaj na zihen ne goje kanione, shpella te erreta etj,e tj ku padyshim Austria eshte aq e pasur me ato si askund tjeter. Edhe shpella ishte i erret, thote autori, dhe jo pa cudi. Se ne shpellat e Austrise ku vizitohen nga turiste ndrcimi eshte deri ne fund te saj. Ndersa ne Shqiperi ajo shpella e pellumbave a ku ta di une na ishte e erret! Ndoshta kjo gje ishte atraktivitet per te turist.
    Nga Gjirokastra deri ne Butrint te duhen tre ore!!!! Dhe kjo do te thote shume kur ajo distance nuk besoj se i kalon 40km! Per tre ore nje austriak ka pershkruar nje distance prej 300 km me shpejtesi normale te tipit austriak prej 100km/ore! Ja dhe ky fakt per nje sy austriak do te thote shume.
    Ajo kisha ne Permet hapej nga ai burri qe mbante celesin, kur kishat katolike ne Austri i gjen nate e dite hapur! Dhe perse? Perse-ja dihet.
    Ne fund ato betejat e Pompeut dhe Cesarit nuk i mora vesh. Na ishin zhvilluar ne Dhermi a Llogara?
    Dhe te gjitha keto udhetime fantastike ne Shqiperi kryeheshin me automjet sepse shoferet jane te disiplinuar dhe nje nga dy automjete na qenka Benz!
    Si mund te perfytyrosh turizem pa trena, pe metro, pa teleferike, por vetem me taksi dhe furgone!!!!
    Edhe kjo per nje sy austriaku dilte qarte se ne cfare niveli eshte turizmi shqiptar.
    Ne fund, ku ne kete artikuj nuk jepeshin si ne artikullin origjinal, turistit austriak i ofroheshin hotele te tipit Rogner ose Hotel de Paris!

    Si qershia mbi torte po sjell nje koment mbi kete artikull nga nje komentues tek “der Standard”:

    Schöner Artikel, meine Ergänzungen: – die touristische Verschandelung beginnt leider an Fahrt aufzunehmen, letztes Opfer: der bis letztes Jahr unberührte traumhafte Strand von Palasa wird jetzt des nächtens von Diskomusik beschallt,…

    …während rundherum Bungalows in die Gegend gepflanzt werden.

    – die auf dem Foto gezeigte Brücke (Ura e Kadiut) führt nicht über die Vjosa, sondern über den Nebenfluss Lengarica. Die warmen Quellen liegen übrigens gleich rechts daneben.

    – die Autofahrer diszipliniert: najo.

    – Warnung: wie Frey richtig schreibt, auf keinen Fall ohne 4×4 die in sämtlichen Straßenkarten als “Hauptverbindung” eingezeichnete SH 74 von Berat nach Përmet benutzen, wenn einem sein Auto lieb ist.

    – nach Byllis führt eine gut ausgebaute Straße, aber nur von Norden aus Richtung Ballsh. Meines Wissens kommt man von der Schnellstraße SH 4, die direkt südlich vorbeiführt, ohne Allrad nicht direkt zur Ausgrabungsstätte.

    – Müll ist leider überall ein Riesenproblem

    Perkthejeni vete ju lutem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *