Katër raketa janë lëshuar në drejtim të ndërtesës së parlamentit afgan, në Kabul. Sipas indormacioneve paraprake nga mediat e huaja, një prej raketave ka goditur ndëertesën.
Nga ndërtesa është parë të dalë tym, por ende nuk ka të dhëna për viktima.
Kompleksi parlamentar u ndërtua nga India dhe u inagurua dhjetorin e kaluar. Raketat u lëshuan në momentin që ligjvënësit po hynin në dyert e parlamentit.
