Brenda pak javësh, kopshti nr. 20 në Tiranë do të marrë një pamje krejt të re.
Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e plotë të godinës, duke synuar që ta shndërrojë atë në një ambient të denjë për më të vegjlit e qytetit.
Në nisjen e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka theksuar se kopshti nr. 20 është njëri nga 23 kopshtet që po i nënshtrohen rikonstruksionit gjatë këtij viti.
Përveç këtij kopshti, kreu i bashkisë bëri të ditur se do të ndërhyhet edhe në godinat e kopshteve të tjera të njësisë administrative nr. 3, ndaj ai ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për ngarkesën që mund të shkaktohet deri në përfundim të punimeve.
Më tej, Veliaj shtoi se për Bashkinë e Tiranës të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm, por fëmijët janë ata që kanë prioritet mbi gjithçka. Ndaj, ka theksuar ai, kjo është arsyeja që Bashkia e Tiranës sapo ka miratuar të 11 vendet ku do të ndërtohen këndet e lojërave nëpër lagjet e qytetit.

Vetem bojaxhi behen! Edhe lyerja me boje te nje veper qe tjeter kush ka bâ eshte maximum i mundesive te tyre…
Kur do krijohen kishte tjere per te Cilet ka aq shume nevoje Tirana?