31 – vjeçari Jens Dalsgard, u inspirua nga personazhet kartonë për tu bërë bodybuilding, i njohur me emrin “Bisha”.
Ai është transformuar shumë, sidomos në saj të 40 tatuazheve që ka në trup dhe në fytyrë. Peshon 127 kilogramë dhe konsumon rreth 5500 kalori në ditë.

Ai filloi të merrej me bodybuilding pasi kaloi një periudhë të veshtirë në jetë, pas humbjes së mamasë dhe disa viteve të kaluara në burg.

Pas daljes nga burgu, filloi të merrej me transformimin e tij, duke shtuar orët e stërvitjes dhe njëkohësisht tatuazhet. Ai ilustroi me foto, dita-ditës ndryshimin e madh dhe filloi të fitonte shumë fansa në Instagram, të cilët e pagëzuan me emrin, “Jens, Bisha”.
31 – vjeçari që ka një imazh frikësues, ka hapur tashmë, një qendër në të cilën trajnon njerëz të tjerë.

Jens, shprehet se ai akoma nuk ka arritur të transformohet plotësisht ndërkohë që stërvitja që bën, ka filluar ti krijojë dhimbje shpine.

Kete e paskan perdorur si dashnore kolektive ne burg, me sa duket…