Ah’ moj Shqipëri e mjerë

redaktor

Vargje të nënshkruara,

M.Ag dhe E.K

 

Me trup të gjatë porsi pisha,

burrë i fortë Sali Berisha

Ky zotni me mëndje t’vet,

desh me u ba edhe mbret

S’ja len fjalën kujt aspak,

shpifs i madh dhe rrenacak

E din mirë si ka punue,

krejt Shqipnin e ka shkatërrue.

I gjithë populli u habit,

nuk la vend pa pre shirit

Burrë i fort edhe sokol,

në Parlament, s’len kënd me fol

Sali beu nga Tropoja,

ç’ka i thotë mendja i thot goja

S’ja ven veshin as kërkujt,

veç ban lamsh e don rrëmuj

Edi Rama fort e tundi,

ja fut ujin për së fundi.

Boll na fole me fjalë të trasha,

si ju tash po flet Lul Basha.

Ah’ moj Shqipëri e mjerë,

tre tradhtarë ti ke nxjerrë

Esat, Zog e Sali benë,

që të tre shitën Atdhenë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *