Vlonjatët “kërkojnë” Erion Veliajn për kryebashkiak

Elton Tafaruci

Nga sezoni turistik na ndajnë vetëm pak muaj ndërkohë që Vlora duket se nuk po arrin pritshmëritë përsa i përket infrastrukturës.

Qqtetarë të ndryshëm në qytetin bregdetar shprehen se gjendja e infrastrukturës lë shumë për të dëshiruar. Disa shprehen se prisnin më shumë investime të tjerë shprehen se Vlora është lënë jashtë vëmendjes prej kohësh.

Për qytetaret duhet shumë punë dhe investime pasi edhe pse janë berë disa përmirësime, gjendja në të cilën është qyteti aktualisht është mjaft problematike.

Duke kërkuar më shumë vëmendje për qytetin disa banorë kanë cituar kryebashkiakun Erion Veliaj duke kërkuar që shembulli i punës së bërë në Tiranë të jetë edhe në Vlorë.

I vetmi investim madhor në qytet është ‘Lungomare’ ku për të cilin qytetarët kanë mjaft ankesa jo vetëm për faktin se rruga që po përshkojnë aktualisht si devijim është e dëmtuar dhe rreziku i aksidenteve është mjaft prezent por edhe për vetë punimet ku banoret që jetojnë pranë saj shprehen se duhet të merren masa për lëvizjen e qytetareve të asaj zone.

Problemet e infrastrukturës janë prezentë edhe në zonën e Skelës dhe të plazhit të vjetër, të cilat lidhen drejtpërdrejt me turizmin ku kalimi ne to është i vështirë jo vetëm për njerëzit por edhe për automjetet, ndërkohë që zona e plazhit te vjetër apo Zvernecit mund të evitohet nga turistët edhe këtë vit vetëm për infrastrukturën.

Share This Article
3 Comments
  • KETA “VLONJATE” QE JU REFERUAKAN SHOKET E DITES, DUHET TE JENE NGA ATA QE I BIEN NGA PRAPA, SEPSE VLORA E KA DEPUTET EDVERIN E KOCON, DHE LUMGOMAREN E SHOHIN DITE PER DITE SE SI PO ECEN MUHABETI.

    JU BEJ THIRRJE SHOKEVE TE DITES, TE HEQIN DORE NGA SHOQATAT LGTB, ATA MEZI PERFAQESOJNE VETEN E TYRE, E JO ME VLOREN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *