Agjentë të policisë së Tiranës, kanë shoqëruar këtë paradite përfaqësuesin e PD për njësinë bashkiake numër 5 të kryeqytetit, Ndriçim Babasi.
Babasi është ndaluar në një lokal të njohur të kryeqytetit, nga një grup agjentësh që e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë jashtë.
Lajmi u denoncua për mediat nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp. Motivet e ndalimit të përfaqësuesit të PD thuhet se lidhen me protestën e opozitës tek Parku i Liqenit.
