Veliaj: Procedim penal deputetëve frikacakë, nuk bathorizoj Tiranën

Elton Tafaruci

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetari i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi mesditën e sotme, vizituan 3 policet bashkiake të plagosura gjatë protestës së opozitës.

Veliaj  tha se ishte i vendosur për të vijuar parkun dhe ndërtimin e një Tirana europiane dhe jo bathorizimin e saj dhe deputetët demokratë i etiketoi frikacakë.

“Nuk ka pikë burrnie që deputetë njerëz të veshur me imunitet mbajnë armë dhe ushtrojnë dhunë të karakterit të botës  së krimit. Dua të siguroj  Tirana nuk është as Aleppo dhe as Palmira. Do procedojmë penalisht. Nuk më intereson se sa imunitet kanë, ata janë frikacakë. Kjo është një parti që nuk njeh burrërinë. Ata që shkatërruan Tiranën 4 vjet duan të vazhdojnë ta shkatërrojnë. E di që trazohen kur pijnë laten makiaton në pallatin e tyre kur të vijnë fëmijët për të lozur por ata do të vijnë” tha kryebashkiaku.

Sa i takon Ndriçim Babasit Veliaj tha se me aksionin e bashkisë i janë prishur interesat personale këtij të fundit.

Share This Article
1 Comment
  • te lumte Erion mos u dorezo se huliganet e drejtuar nga partia ne opozite kete duan, Nuk ka vend te botes ku te protestohet se po ndertohen kende lojrash per femijet. Cudirat ndodhin vetem tek ne. Te kishte cdo qytet nje njeri punetor si ju dhe stafi qe drejtoni dhe shqiperia do qe tjeter tani. Fatkeqesi e madhe. Sherim te shpejte vajzave qe u munduan te ruajne rendin nga egersirat pd-iste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *