Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka reaguar pas protestës së opozitës kundër parkut të liqenit, protestë gjatë së cilës u ndalua ish-deputeti i PD Ndriçim Babasi. Veliaj tha se, nuk ëhstë e moralshme të protestojë për mjedisin një person i cili sipas tij ka dëmtuar malin e Skënderbeut në Krujë me biznesin e guroreve dhe gëlqeres.
Po ashtu, sipas Veliajt, nuk është e moralshme të protestojë kreu i opozitës Basha, i cili sipas Veliajt fëmijët e tij i ka lënë të jetojnë në Holandë.
“Më vjen keq për ata politikanë që fëmijët e tyre jetojnë në Hollandë, dhe vijnë sulmojnë komisariatet. Ai vendosi që fëmijët e tij të rriten në Hollandë, dhe proteston që fëmijët mos të kenë një park lojrash.
Zoti Babasi që është në komisariat, është një njeri që i cënohen interesat. Parkingu te stadiumi Dinamo ishte zaptuar prej tij. Atje përdoret nga qytetarët tani, dhe nuk shiten më makina.
Shkoni në Krujë dhe shikoni si është rrjepur mali, dhe ky Çimi bën si dashnor i mjedisit”,- tha Veliaj.
Këtë deklaratë ai e dha pasi vizitoi në ambjentet e spitalit të traumës 3 punonjëse të Policisë Bashkiake të cilat u lënduan gjatë konfrontimeve. Efektivet e lënduara janë Ludina Sinani, Sonila Azemi, Doriana Kolgjinaj.
“Edhe pas protestës secili drejtues vajti te të tijtë. Një drejtues vajti te rrugeçët me armë, një drejtues tjetër vajti te ata që mbrojnë investimin publik. 3 zonjushave i urojmë shërim të shpejtë.
Kemi një prej tyre që ka shembë të flavikulës dhe do mari një trajtim më të gjatë.
Nuk ka pikë burrnie që njerëz të veshur me imunitet përdorin dhunë rrugaçërore dhe mbajnë armë si rrugecërit e botës së krimit. Dua ti siguroj qytetarët që bashkia është në krye të detyrës, Tirana nuk është Alepo. Këta që kanë prirje për të dhunuar e shkatërruar le të gjejnë sport tjetër”,- tha më tej Veliaj.
Ndëkrohë ai shprehur edhe njëherë vendosmërinë për të çuar deri në fund projektin, pavarësisht protestave të opozotës.
“Do bëjmë disa kallëzime penale. Policia gjyqësore është duke marrë disa denoncime. Nuk na intereson nëse dhunuesit janë deputetë. Kjo është traditë që nuk njeh burrninë, Trimëri është të respektosh ligjin, jo të dhunosh gratë.
Dua ti garantoj qytetarët që në qershor atje do mbushet me fëmijë. Më vjeq keq për disa kryebashkiakë si ai i Kamzës që torturon punonjësit e tij, në vend që të punoj për ta bërë Kamzën si Tiranën”,- tha Veliaj.

Opinione
VETDEMASKIM SHEMBULLOR I SHOQERISE ANTIQYTETARE
– “Hallall gjiri i Nenes more bir… Duke bere qytet do beni edhe shtet !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Ndoqem bashke me nenen time 80 vjecare “Opinionet” e Blendi Fevziut per parkun e femijeve te Liqeni. Ndoqem edhe dhunen e perseritur te “shoqerise civile” po tek Liqeni.
Jo vetem sot ajo kaloi cdo cak ligjor qe vetem kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ligjzbatuesit nuk e shikon dhe as e degjon.
Dhune… rrenim nga ajo qe e quan veten shoqeri civile !
Shoqeri civile do te thote Shoqeri qytetare.
Shoqeri qytetare jo shoqeri barbare.
Jo shoqeri kusare.
Jo shoqeri kunder se sotmes dhe se ardhmes se Shqiperise e Botes… femijeve.
Sot pame te gjitha pervec qytetarise!
Cfare i lidh lideret e partive politike me shoqerine civile !?
Cfare kerkojne dhe cfare i lidh lideret e partive politike si Jamarber Malltezi dhe Sazan Guri me shoqerine e civile?
Per cfare mbrojtje mjedisi mund te beje jo vetem zedhenesin por edhe komandarin Jamarber Malltezi qe rrenoi dhjetra shtepi ne Breg dhe hodhi ne ere nje investim multimilionesh te Bankes Boterore, ne Bregun e Jugut.
Ne cdo shtet demokratik Jamarber Malltezi duhet te ishte akoma edhe sot ne qeli per milionat e hedhur ne ere nga kusaria dhe korrupsioni i pandeshkuar i tij dhe i qeverise se tij.
Cfare e lidh Prof. Dr. Sazan Gurin lider i nje partie politike e elektorale gjoja ekologjike krejt prone familjare me Shoqerine Civile?
Nese keni dyshim kujtoni deklaratat e tij ne protestat e yshtura nga sherbimet sekrete ruse, serbe, greke… perballe ambasades amerikane lidhur me armet kimike. Sazan Guri shfaqet aty jo vetem si nje antishqiptar por edhe antiamerikan i terbuar.
A thua se ishte rastesi !?
A ishte rastesi qe shashken e pare antishqiptare e antiamerikane per ato protesta e hodhi nje gazete province te humbur ruse se gjoja Shqiperia do te paguhej 1.3 milion dollare per ate ceshtje!? Metode tipike e KGB-se sovjetike e ruse prej dhjetra vjetesh.
A ishte rastesi qe TV shteteror rus, “Rusia Today” e pasqyroi menjehere protesten e pardjeshme tek Liqeni.
A thua ishte rastesi qe “protestuesi” i maskuar qe goditi policin shqiptar ishte nga Presheva, nje krahine shqiptare nene pushtimin serb, ku UDB-a ka dore te lire dhe fuqiplote!?
A thua ishte rastesi cafre perjetuam e pame me sy!?
“Njerez vigjilente” do te kushtronte Bertold Brehti perballe kesaj lukunie me “uniforma te murrme” e “xhupa te zi”, me parulla enveriste e veprime naziste.
Antishteti kunder shtetit e shqiptareve
Pame rrenimin perballe ndertimit.
Pame barbarine perballe qytetarise.
Pame antishtetin kunder shtetit.
Pame dhunen e egersine ne lufte me demokracine.
Pame diktatin kunder demosit, qe i ndeshkoi me mbi nje milione vota me 23 qershor 2013..! Mids tyre ishte edhe Prof. Dr. Sazan Guri, simboli me i keq dhe kryesor i “Shoqerise Civile”, si kryetar i nje partie politike pjese e koalicionit qe korri Vaterlone!?
Se cfare e lidhe Shoqerine Civile me nje parti politike, elektorale kete mund te shpjegoje vetem Prof. Doktor Sazan Guri dhe Jamarber Maltezi e Lulzim Basha qe e kane kthyer PD ne nje OJQ-e aspak qytetare!?
Hajde profesor Kristali e Plepash hajde !
Miliona eurot e projekteve te Gurit dhe “Epoka e Gurit ”
Erion Veliaj e zgerlaqi , e degjeneroi ne menyre shembullore jo vetem simbolin e kesaj lukunie Sazan Gurin ne sy te miliona shqiptareve kudo ne Bote.
Fakte, dokumente, foto… e verteta lakuriq ia nxori ujin e zi te korrupsionit ketij komisari te “shoqerise qytetare”
Mbi 5 milione euro i ka perfitur vetem ky “profesor ekologjie” per projekte ekologjike gjate dhjeteve te fundit.. kur jane prere e rrenuar mijera hektare pyje, kur qytetet e fshatrat i ka pushtuar betoni, kur ajri eshte me i ndotur se kurre ne historine e Shqiperise, kur lumenjte e liqenet u ndoten me keq se asnjehere, Liqeni i Tiranes ishte kthyer ne nje mocal semundjesh e infeksionesh…
Mushkerite e Shqiperise, pyjet, parqet, brezaret,plantacionet frutore jane bere shkrumb e hi. Mushkerite e shqiptareve thithin cdo dite e me shume me pluhur cimentoje e bloze, tym pyjesh e gaz karbonik, helme nafte e kimikatesh helmuese !
Miliona eurot e projekteve te Gurit per gjoja mbrojtjjen e mjedisit nuk sollen asnje dobi ekologjike… Perkundrazi Shqiperia mberriti ne buze te gremines… gati gati ne Epoken e Gurit
E beri helaqe! E beri spec te kuq ! E beri ti rridhnin djerset curk… Ia nxori ujin e zi , sic tha nena ime.
Hyri si Prokuror doli si fajtor por pa pranga ne dore !
E ky delirant pati pafytyresine ti quante ato djerse si “shenje ndershmerie”.
Hajde Profesor Domosdove hajde! Hajde doktor Plepash hajde!
Ndershmeria sjell freski!
Ndershmeria sjell siguri!
Ndershmeria sjell lumturi!
Ndershmeria sjell qetesi
Korrupsioni, hajnia, kusaria sjell uje te zi, djerse korrupsioni ne syte e popullit te tij ne gjyqin publik.
Sazan Guri hyri ne “Opinionet” e Fevziut si prokuror… e doli si fajtor!
Erdhi si profesor… e doli si ngelacak e provokator!
Profesori mbeti ne klasen e tymit te qofteve dhe lejeve te paguara nen dore e me para ne dore. Proefsor Guri demaskoi vetveten ne menyren me te shemtuar .
Gjyqi publik i kryebashkiakut Veliaj i corri masken jo vetem atij por edhe te “Klanit” te Fevziut, e companise se kusareve politike, ekonomike e mediatike.
” Aktivist i vertete eshte ai qe e do qytetin e jo ai qe dhunon… Gjerat zgjidhen me pune e jo me dhune…”kushtronte “cuni i Tirones” Erion Veliaj “Sot u ra edhe maska e fundit, ajo e te qenit shoqeri civile”
Urim nene ne prag te festes se Nenes
– ‘Hallall gjiri i nenes more bir…” iu drejtua ekranit kur po fliste live kryebashkiaku Erion Veliaj ne mbrojtje te lirise dhe drejtesise, ligjit dhe demokracise, ne mbrojtje te punes e kunder dhunes.
” Duke bere qytet beni edhe shtet…
… Sot eshte Dita e madhe e Nenes… Nuk ka pase e nuk ka kurre nene te keqe! Ne kete rast behet fjale per nje nene shembullore! nje nene shembullore sepse te gjitha nenat jane shembullore !
Eshte nene 6 femijeve biologjike. Eshte edukatorja e qindra femijeve te Bajram Currit qe sot i gjen ne mbare Boten !
Edukatore me nje page 400 leke ne muaj per nje nene qe per njezet vjet rriti e edukoi qindra femije te Bajram Currit… Me teper nje filozofe me kater klase fillore … E para qe perdori fjalen “Sociafikja” per ish- diktaturen qysh ne vitin 1973.
“Hallall gjiri i Nenes more bir …!” Eshte nje urim zemre. Zemer nene!
Shkruar e botuar per here te pare me 7 mars 2016. Ribotohet pa asnje ndryshim
Kete Babasin e kam njohur fare rastesisht te nje hyrje prane kullave binjake, ku kishte me dhjetra te tilla te dhena me qera. Ishte nje njeri aq analfabet, sa nuk munda ta besoj! Nuk e di se cili ka kurajen te hedhe voten per keta injorante klasike!
Ju politikane dhe Ju qytetare qe shikoni nga avoini kur uleni ne Rinas nga veriu ose qe udhetoni me vetura luksoze ne rrugen F.Kruje – Milot a nuk ju vret syte ose t’ju
verboje ajo pamje makabre e malit te Krujes?
KUSH E KA BERE ATE MASAKER TE TMERRSHME?
EDHE TI SI BABASI POR VEPRON ORE KRIMINEL.
EDHE TI SI BABASI PO SILLESH, MORE KRIMINEL.