Video/ Terroristët kërcyen në një klub nate para sulmeve në Paris

Elton Tafaruci

Pamjet e publikuara tregojnë vëllezërit terroristë Brahim dhe Salah Abdeslam Abdeslam duke pirë, tymosur duhan dhe duke flirtuar me vajza në një klub nate të Brukselit, 8 muaj para se të përfshiheshin në sulmet terroriste që goditën Parisin në 13 nëntor të vitit të kaluar.

Video tregon se si ekstremistët kërcejnë këngën e reperit të tyre të preferuar Lacrim në Avenue Louise, duke shijuar një stil jetese që ISIS e përçmon.

I siguruar nga Nina Dos Santos e CNN, klipi është filmuar nga miqtë e vëllezërve të cilët thanë se ata janë “njerëz të mirë” të cilët “e shijojnë jetën plotësisht”.

Por pasi video u regjistrua, Brahim dhe Salah u bënë më shumë të radikalizuar. Ata hoqën dorën nga pija dhe kalonin më shumë kohë në shtëpi duke u lutur.

Brahim Abdeslam shihet me një cigare në dorë duke kërcyer pranë një vajze bjonde ndërkohë që vëllai kërcen anash tij.

Brahim hodhi veten në erë jashtë kafenesë në Paris si pjesë e sulmit terrorist të ISIS ku mbetën të vdekur 130 persona.

https://www.youtube.com/watch?v=6XW3fn9zqLI

 

0FFFB60500000514-3497491-image-m-20_14582386763530FFFB60500000514-3497491-image-m-22_1458238705233

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *