Dule: Nuk dalim vetëm në zgjedhje. Jo bashkëpunim me Spahiun dhe Idrizin

redaktor

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i ftuar në “Bugajski Hour” përjashtoi daljen më vete në zgjedhjet e 23 qershorit, por ende nuk ka vendosur nëse do të rreshtohet në koaliconin e socialistëve apo të demokratëve.
Ai tha se nuk do të ketë bashkëpunim me partinë e Kreshnik Spahiut dhe atë të Shpëtim Idrizit  dhe vuri në dukje se po synohet një marrëveshje me partinë MEGA dhe pse sipas tij, ajo u krijua nga kryeministri Sali Berisha para 2009 për të dëmtuar partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

“Nuk ishte lëvizje politike autentike. U themelua nën diktatin e Kryeministrit, por tani po dialogojmë me MEGA-n, që të arrijmë një përpjekje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme të 2013-ës. S’e di cili do jetë rezultati, bisedimet po kryhen, por shpresojmë”, deklaroi Dule.

Për të të drejtat e minoritetit grek në Shqiëpri nuk respektohen dhe solli si shembull mungesën e shkollave publike në Korçë e Himarë. Në këtë të fundit, sipas tij, nuk njihen ende të drejtat e minoritetit etnik grek.

Ai bëri të ditur se regjistrimi i kryer nga Omonia ka përfunduar dhe numri i anëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri është shumë herë më i lartë nga ai i censusit zyrtar.

Bugajski: Për sa i përket anketës së bërë nga OMONIA, cili është numri, përafërsisht, siç e themi në SHBA, i grekëve në Shqipëri?
Dule: Mund të them se është shumë më i lartë nga ç’tregoi censusi zyrtar. Bugajski: Çfarë nënkuptoni me shumë më tepër? Dyfish? Trefish?
Dule: Shumë më tepër.

Kreu i PBDNJ deklaroi se mosratifikimi i  marrëveshjës së kufirit detar ka cënuar marrëdhëniet mës Shqipërisë dhe Greqisë ndërsa përforcoi qendrimin e tij se çështja çame nuk ekziston.

“Fatkeqësisht ne patëm rezultatin negativ mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo mbetet një vështirësi mjaft serioze që pengon zhvillimet e mëtejshme në marrëdhëniet mes dy vendeve”, u shpreh Dule.

Përsa i përket situatës në Greqi dhe rrezikut që shqiptarët të jenë të cënueshëm nga sulme të nacionalistëve grekë, Vangjel Dule e përjashtoi një gjë të tillë. Ndërkohë ai tha se “Shqipëria nuk do të mund t’i shmanget krizës fiskale”. Sipas tij, fenomeni grek dhe ai italian do të jenë të pranishëm në Shqipëri pas 23 qershorit dhe se qeveria e ardhshme do të jetë e detyruar të kërkoj ndihmën financiare të FMN-së.

Share This Article
5 Comments
  • Vangjelaki ke ngelur si pordha neper brek as majtas e as djathtas!
    dhe ato pak vota qe ke do ti marri omonnia dhe pastaj ZHTO POU KESTIKAME SI I THEMI NE ANDEJ NGA ELLADA!
    Prandaj file Vaggeli vendos shpejt se na do vesh se po nuk nxorre ndonje deputet do kesh dhe probleme me shtetin meme Ellen !!!Do ti presin dietat , por me ekeqja eshte se do te zemorohen dhe ata aleatet xrysi aygis dhe kush i mban ata pastaj do na cajne menderen me keq se ty !!
    Re file Dule pervec shkollave ne Korce dhe Himare mos do gje te hapim dhe zyrat e partise moter qe ju keni ne Greqi te( xrysi aygi) agimit te arte!!??
    Grirora Vaggelaki xwris , na to polyskeftesai apofasise !! sepse jemi ne merak te madh ne ktej .

  • Z.Dule ka te drejte kur thote qe numri i grekeve ne Shqiperi eshte me i larte sesa censusi zyrtar tregoi,per shkak te emigrimit masiv te minoritareve ne Greqi. Mirepo,kur z.Dule thote se eshte “shume shume me i larte”, jam mese i bindur qe, ka parasysh edhe ata mijera e mijera shqiptare qe jane “konvertuar” ne greke, omogjenet e famshem tashme… . Shume shqiptare behen e ndjehen nervoze nga nje gje e tille, qe per mua eshte nje zgjedhje me vullnet te lire e nje pjese te popullsise se Jugut ,vecanerisht asaj orthodokse. Por,ajo qe del ne pah,ne kete rast,eshte se pervec faktorit ekonomik qe i ka shtyre keta shqiptare te behen,le te themi,greke, eshte edhe roli i jashtezakonshem i kishes orthodokse(aspak Autoqefale) qe,sic dihet kontrollohet nga kleri grek dhe eshte ,padyshim,nen influencen e fuqishme te shtetit grek,per arsyen e thjeshte e te njohur tashme te financimit te saj legal nga ky shtet (ashtu si edhe disa kisha te tjera greke ,si prsh ne Afriken Veriore).
    Himarioti Aleksander Cipa,nje gazetar shume i njohur ne vend,ka shume te drejte kur thote qe ne dime vetem majen e ajsbergut persa i perket ndikimit te kishes orthodokse(nenkupto kleri grek qe e kontrollon ate) ,jo vetem ne rastin e omogjenizimit ,ne shkalle te madhe,te shqiptareve orthodokse,por edhe ne ceshtje te tjera shume te mprehta qe kane te bejne me marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise.
    Autoqefalia e kishes eshte shume e rendesishme per kombin,jo me kot orthodokset e medhenj shqiptare ben te pamunderen per ta siguruar ate,madje disa prej tyre e paguan edhe me jete.
    Por sot heshtet;heshtin intelektualet orthodoks (prof.K.Frasheri eshte nje ze ne shkretetire) qe duhej te ishin te paret te ngrinin zerin per Autoqefaline e munguar te kishes sone,ta mbronin ate,por …ata heshtin ,heshtin e prape heshtin…pse heshtin valle ??!!

  • Dulepartia eshte pozicionuar qarte si filial i Agimit te Arte ne Shqiperi. Ish perkthyesi i Janullatusit hapur ka kapur fort flamurin e helenizimit te Jugut dhe vete ashtu edhe permes te konvertuarve ne greke si Bollano dhe Stavri Marko po kercenon dhe shantazhon cdo dite shqiptaren ne emrin gjoja te vizionit evropian qe ne te vertete eshte vizioni Bizantin. Partite politike shqiptare duhet ti vene shkelmin kesaj kerme qe ne fakt nuk mbron aspak ineteresat e minoritetit grek ne Shqiperi qe tradicionalisht kka jetuar ne paqe me mikepritesit shqiptare.
    Cdo parti politike shqiptare qe ben aleance me Dulen ne fakt e demton rende interesin e vet zgjedhor. Partia e Dules dhe Omonia me heqjen e vizave nuk ka me peshe ne elektorat se nuk mund te kompromentoje me shqiptaret me mbeshtetje per viza.
    Kthjellohuni o politikane dhe mos e afroni kete aventurier

  • ARBER KE HARRUAR EDHE PREJEN E PENSIONEVE (300 EUROT E FAMSHME QE MERRNIN PENSIONISTET MINORITARE),,,,,,,MASHTRIMET DHE DREDHITE NUK ZGJASIN SHUME , SI PUNA E DULES ME 1 FJALE DO SHKOJE TE HAJE EDHE AI BUKE KE JANULLA SI TE GJITHE B…..THLEPIRESIT E TJERE, QE HIQEN SI MINORITARE VETEM PER ATE “300” EURO-SH, (NUK HYJNE NE KET MES EMIGRANTET QE PER ARSYE DOKUMENTASH E KANE BERE NGA HALLI NDERRIMIN E KOMBESISE) ME TE VERTETE KOMBESIA HYN PARA SE GJITHASH POR KUR QYTETARET E SAJ JANE TE FORTE EKONOMIKISHT……”JASHTE SHQIPRIE PLEHRAT TROJANE ” !!!!!!!!!!

  • Para ca ditesh, zoti Prec i sugjeronte çameve te perdornin PBDNJ- Partine e Dules, si ndermjetese ndaj qeverise greke!!!

    I lutemi zotit Zogaj, por edhe te tjereve te mashtruar (ne mos jane te mashtruar, mbetet te jene mashtrues vete Zogaj etj, qe kane kryer kurse gazetarie ne Greqi) te verifikojne pikepamjet e tyre gjeopolitike por edhe letraro-historike!

    Selanik e Tatepjete
    Sic ka qene do te jete…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *