Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen e medieve ndërkombëtare, si një destinacion i pa eksploruar. Këtë herë është revista online amerikane Ozy me qendër në Kaliforni, kryeredaktor i së cilës është Aneesh Raman një ish-reporter i CNN dhe një ish-shkrues fjalimesh i presidentit Barack Obama.
Ja se çfarë shkruan gazetarja Laura Secorun Palet në jë artikull të dedikuar për Shqipërinë, vend të cilin e ajo e cilëson si “Hirushja” e Europës.
“Ajo ka plazhe me ujëra blu të qartë, me të mirët në Mesdhe. Ka male dhe lumenj për ecje pafund dhe raftin. Në jug gjenden vende që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore, UNESCO-s dhe kështjella të cilat kanë parë ngritjen dhe rënien e perandorive të mëdha, si ajo bizantine dhe osmane. Pra, mirë se vini në Shqipëri, ‘Hirushja’ e destinacioneve evropiane të udhëtimi. Ndërsa disa vende të Ballkanit, si Bosnja dhe Hercegovina, kanë parë një bum në turizëm gjatë dekadës së fundit, ky vend me vijë të gjatë bregdetar mes Greqisë, dhe Malit të Zi vazhdon të mbetet jashtë radarit. Për shumë, Shqipëria është vendi që për më shumë se 50 vjet qëndroi e izoluar nga dikatouta që mori fund në vitin 1991.
Për të gjithë që shohin përtej historisë së trazuar të Ballkanit, Shqipëria është një thesar i fshehtë. “Unë jam e habitur nga bukuria dhe e peizazhet “, thotë Lara Veçhio, një turiste nga Milano. “Është vërtet një vend ku ndjehet natyra e egër. Ka vende piktoreske kryesisht të paprekura, që janë të përshtatshme për udhëtime me kamper. Ndërsa, Tirana, kryeqyteti ka një jetë të gjatë.
Por, në Shqipëria kurora e xhevahireve janë 296 miljet e saj të bregdetit. Preferoni plazhet me guralecë? Me rërë të bardhë? Zgjidhni atë që ju përshtatet.

AMAN DHE BOLL ME KETO ELOZHE DALLKAUKESH!
sepse:
Gjithe bregdeti shqyptar eshte betonizuar si ASKUND ne Bote. Shko ne Greqi, por edhe ne Mal te Zi dhe Kroaci te shikosh sesi e ka masakruar bregdetin tone qe nga Velipoja deri ne Sarande Mafia e Kuqe me pushtet. durresi i ngjan nje HALE-je te madhe me ndertesa-shtepi dhe apartamente banimi per kosovare dhe mjerane te tjere dru me pre, qe jane mjaft te shemtuara prej betoni te ngritura ne reren e plazhit me te bukur ne Mesdhe, por shkoni edhe ne Vlore e Sarande qe te bindeni per masakren urbane te kesaj Mafie te Kuqe me pushtet qe nuk po le asnje fije bari ne vendin tone, por po te hysh ne Tirane dhe te ngjtitesh tek Kulla e Vodafonit dhe te shikosh masakren me te tmerrshme urbanistike ne Bote me kulcedrat prej betoni qe ka lejuar Bashkia e Tiranes nder vite duke gllaberuar shkolla dhe lulishte ne cdo kend te kryeqytetit tone, nuk te mbetet asnje pike dyshimi se Shqypnia nuk ka asnje shans per te qene destinacion turistik elitar boteror per disa dekada qe pasojne, perderisa politika jone kombetare nuk do te marre vendimin per te prishur kulcedrat prej betoni ashtu sic ndodhi ne Spanje dhe per ndertimin e resorteve elitare pergjate bregdetit tone te mrekullueshem qe ja ka falur me kaq bujari Zoti dhe Natyra, por qe e ka gllaberuar Lukunia e komunisteve dudume dhe pa shkolle qe la pas Enveri dhe Nexhmija.