Ai ishte aty. Nuk kishte se si të mungonte. Dhëndri i ish kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi iu bashkua protestës, jo se mori ndonjë vezë dhe gjuajti, por kishte diçka tjetër në dorë, telefonin.
Ai është kujdesur që të filmojë momentet pikante nga përplasja që ndodhi dje me forcat e rendit. Me pak fjalë, ai ka nisur që edhe të bëjë rolin e operatorit. Ato që regjistronte ia tregonte atyre që kishte në krahë, mimika e të cilit, në këto momente, shfaqte grimanca kënaqësia për “punën” e mirë që kishte bërë.
